VLLAZNIA E VETMJA “DREJTORI “ QË NUK IKU PËR LEZHË

0
318

Iku ankthi I tifozërisë Shkodrane. Më në fund Vlllaznia ia del, Qëndron në superligë.Kësisoj skudra e vllaznisë mbase është e vetmja “drejtori” që nuk e çuanë për Lezhë.Kjo meritë e djemve dhe tgeknikut Dedja, duhet shfrytzuar për të ardhmën , se përseri Lezha aty është. Ja gjithëçka ka ndodhur sot në “Loro Boriçi”…
Vllaznia ia del të qëndrojë në Superiore për sezonin e ardhshëm. Shkodranët kanë triumfuar ndaj Besëlidhjes ditën e sotme me rezultatin 3-1 në ndeshjen “play out”. Ndeshja nisi mirë për ekipin e Hysen Dedja, të cilët kaluan në avantazh të dyfishtë falë dy supergolave të Arsid Krujës në minutën e 15-të dhe të Markut në minutën e 18-të.
Pas kësaj, Besëlidhja u hodh para dhe arriti të gjente golin me anë të Xhorxheviç në minutën e 32-të. Pjesa e dytë vazhdoi me dominimin e shkodranëve që gjetën golin e qetësisë me anë të Gilman Likës në minutën e 77-të, duke siguruar kështu qëndrimin në Superiore për sezonin e ardhshëm.
FT| Vllaznia-Besëlidhja 3-1
Kruja 15′, Marku 18′, Lika 77’/ Xhorxheviç 32′
KOMENTI LIVE:
Mbyllet ndeshja! Vllaznia mbijeton në Kategorinë Superiore!
77′ GOOOOOOOL 3-1 VLLAZNIA! Fantastik Gilman Lika i cili shpërthen në drejtim të portës, lëshon një predhë në hyrje të zonës dhe e dërgon topin në rrjetë.
Mbyllet pjesa e parë!
32’ GOOOOOOOL 2-1 BESËLIDHJA! Fantastik Xhorxheviç, i cili shfrytëzon një top perfekt të marrë në zonë dhe ia del ta dërgojë në rrjetë.
Mbyllet pjesa e parë!
32’ GOOOOOOOL 2-1 BESËLIDHJA! Fantastik Xhorxheviç, i cili shfrytëzon një top perfekt të marrë në zonë dhe ia del ta dërgojë në rrjetë.
18′ GOOOOOOL 2-0 VLLAZNIA! Supergol i Herald Markut i cili lëshon një predhë nga jashtë zone dhe shënon të dytin. Nuk përmbahen shkodranët! 15’ GOOOOOOOOL 1-0 VLLAZNIA! Spektakolar Arsid Kruaj i cili me një predhë nga jashtë zone ia del të shënojë për ekipin shkodran duke i dhënë avantazhin. 10’ Dominim i ekipit shkodran deri në këto momente, të cilët kanë tentuar disa herë portën kundërshtare, por pa sukses për të mbërritur te goli deri tani.
2’ Menjëherë rrezikshëm Vllaznia me Sidorenkon, i cili lëshon një predhë nga jashtë zone, por pret pa probleme Vukasinoviç.
Straton takimi në “Loro Boriçi”, skuadrat në kërkim të fitores!
VLLAZNIA: Efremov, Gurishta, Malota, Adili, Shtubina, Lika, Krymi, Kruja, H.Marku, Sidorenko, Zhunior. Trajner: Hysen Dedja
BESËLIDHJA: Vukasinoviç, Fetaj, Dibra, Moçi, Rustemaj, Hepaj, Çokiç,Bushi, Përgjoni, Hoxha, Xhorxheviç. Trajner: Elvis Plori
ARBITËR KRYESOR: Laver Alla (Lushnjë)
DELEGAT: Alban Tafaj (Tiranë)
VËZHGUES: Ervis Peza (Tiranë)

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.