NIK GJELOSHAJ : Ç’DO DITË PO NËNSHKRUAJMË PËR MALËSINË

0

Sot nënshkrova dy kontrata të rëndësishëm
për infrastrukturën rrugore në Malësi me kontraktuesit: ,,Putevi Bar” sh.p.k. për asfaltimin e rrugës së Kojës me vlerë 123.420,00€, si dhe me kontraktuesin ,,Tehnoput MNE” sh.p.k. për asfaltimin e rrugës së Sukruqit, vlera e së cilës është, 193.856,52€.
Këto u paraprijnë kontratave të tjera që do të pasojnë në ditët në vijim, siç janë:
Rikonstruksioni i rrugës te Xhamija e Dinoshës me vlerë prej 178.343,48€ dhe rikonstruksioni i rrugës Vuksanlekaj-Nënhelm me vlerë, 124.146,00€.
Po ashtu për zhvillimin e infrastrukturës rrugore për këtë vit, kemi përfunduar procedurat për rikonstruktimin në rrugët, Milesh, Shipshanik, Dhe te Zi,Vllanë, Dushiq, Lekaj, Drume, Pikalë, Priften, Selisht dhe Tuz me vlerë mbi 300.000,00€.
Falë investimit të Komunës së Tuzit, këto rrugë do të kenë cilësi më të lartë duke ua lehtësuar qarkullimin qytetarëve në kryerjen e obligimeve të tyre.

Malësia po ndryshon!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.