Nga: Marash Gilaj
Buzëqeshja është pritja më njerëzore,
Lejekalimi në çdo takim,
Dhe gjuha magjike bashkëshortore.
Është mjet afrimi e relaksim.
Muzika e shpirtit dhe moment gëzimi,
Paqja midis nesh fillon me buzëqeshjen,
Lehtëson dhimbjet e fal lumturi,
Le të shpërthejë e qeshura pa kufi.
Askush si ajo, veshjen nuk kompleton,
Vlera e saj tejkalon çdo stoli,
Ajo shëndërit e shërben si terapi,
Midis nesh, distancën shkurton.
Mungesa e saj krijon hendek të vërtetë,
Buzëqeshja e sinqertë fal dhjetë vjet jetë.
Do të këshillonte një kinez,
Kur merresh me tregëti e lufon për sukses,
Pa një buzëqeshje në fytyrë,
kurrë mos guxo të hapësh një biznes.
Mos u ngrys, mos u bën asketik,
Pa një buzëqeshje në fytyrë,
S’mund të jesh kurrë simpatik.
Dikush në ëndërr të sheh çdo mbrëmje,
Nuk jeton tjetri, pa buzëqeshjen tënde.
Mars 2022