PABESIA NË MARTESË

0
75
Vegjetojnë mes nesh, në kolektiv,
tipa që shkelin çdo kod moraliteti.
Një dorë në bakllava, tjetra në kadaif,
prishin pa merak, dashurinë e tjetrit.
Para dasme, mund të mbeten pengje,
që kurora i lë në harrim, pa u dukur…
Por vihen në gishta, unaza të rreme,
me rreth floriri, nga brenda këputur.
Janë raste, sa të ulëta, aq mizore,
për flatra martese, në start fillestar,
që bëjnë hi, të gjitha ëndrrat rinore,
kur dora kap prapanicën e mikes së parë.
Ta dijë nusja, çfarë bën dora e pabesë,
shqyen vellon, e i vë zjarr me shkrepëse,
dhëndrin mashtrues, me shoqen mikeshë,
braktis mes dasmës, si thes prej lecke.
Por e fshehta fle, në mendjen tjetër,
ku thur si merimanga rrjetën e vet,
të mbulojë perden e sekretit të vjetër,
që e zbulon më pas, divorci në jetë.
Këto femra, nuk kanë vlerë të pastër,
të krijojnë lidhjen e tyre të pavarur,
tradhtojnë shoqen, a njeriun e afërt,
u ndotin ndjenjat, me intimitet të kalbur…
Dhe këta meshkuj, nuk janë barinj në mal,
flenë disa dite pa gra, me dele në tëndë,
po disa maniakë, të histerizmit seksual,
që zgjohen nga gjumi, me tre këmbë.
Dhe kur më pas, ereksioni s’i mban gjatë,
shkojnë te nusja të ftohur, ku për siguri,
përfytyrojnë sikur kanë tjetrën në shtrat,
derisa vihen në varësinë e saj, për tradhti.
Kjo duket rastësi, por ndodh mes njerëzve,
madje dhe tek ata, ku lajmi tund kambana.
Kësisoj, Çarli, princi i mbretërisë angleze,
s’hoqi dorë nga Kamila, dhe e pësoi Diana…
Të mos themi sot, të vetëshpallurit mbret,
që bëjnë dasmë me bujë e ftojnë nga bota,
pa u ftohur shtrati me “mbretëreshën” e vet,
gjejnë tjetër, e ndahen me justifikime të kota…

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.