Një takim i përzemërt me vëllezër e motra nga Kosova

0
1024

Falenderim për Deputetët e Kosovës nga Nikoll Camaj : 

Ditë më parë, për një vizitë zyrtare në Mal të Zi, qëndroi delegacioni i deputetëve kosovarë, në fakt Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, i Kuvendit të Kosovës, në përbërje: Nait Hasani, kryetar, Rasim Selmanaj, Valon Ramadani, Fisnik Ismaili, Arban Abrashi, Ismet Rrahmani, Milaim Zeka, dhe Albert Kinolli, që të gjithë deputetë, të cilët fillimisht ndaluan në Plavë-Guci, e pastaj në Tuz, ku edhe u vendosën në hotelin lokal.

LDSH, si në Plavë-Guci, ashtu edhe në Malësi, pati nderin të jetë nikoqiri i parë, dhe i vetëm nga partitë shqiptare, i këtij delegacioni të nderuar. Si kryetar i këtij subjekti u ndjeva i privilegjuar që pata rastin të kaloi orë të tëra me këtë delegacion të nderuar, duke shkëmbyer mendime mbi hallet, nevojat dhe përvojat tona.

Ata zgjodhën që të takohen me subjektin i cili ka dhënë prova se është përfaqësues i denjë i shqiptarëve në Malin e Zi, dhe si i tillë, i saktë për t’u siguruar të dhëna e nevojshme për diskutime me homologët malazezë, por edhe në Parlamentin e Kosvës, kur të flitet për hallet e shqiptarëve në Malin e Zi.

Duke veçuar atmosferën vëllazërore dhe bisedat konstruktive, dëshiroj t’i falënderoj për kohën që na e dhuruan, për fjalët e mira e inkurajuese që ndanë me ne, dhe me banorët e Malësisë, përmes mjeteve të informimit publik dhe rrjetave sociale dhe shpresës që na lanë se do të merren me ne në Parlamentin e Kosovës.

Gjatë kësaj bisede me vëllezërit tonë, LDSH shprehi mirënjohje për të gjitha që i ka bërë Kosova për ne, por edhe mirëkuptim e solidaritet me situatën të cila po e kalon Kosova në rrafshin politik. Ndërkohë, vëllezërit tonë, as kësaj radhe nuk harruan te ndalen te kontributi që shqiptarët në Mal të Zi kanë dhënë gjatë Luftës në Kosovë, e sidomos gjatë eksodit të popullatës shqiptare, nga shteti më i ri në botë.

Në këtë takim, prezent ishte edhe ambasadori i Kosovës në Malin e Zi, z. Skender Durmishi, të cilin edhe kësaj radhe dëshiroj ta falënderoj për qëndrimin tejet konstruktiv ndaj çështjes shqiptare në Malin e Zi.

Dëshiroj qe me këtë rast të veçoj se vetëm një ditë më parë, në një takim tjetër vëllazëror, në Tuz, pata rastin të rri edhe Smajl Latifin, kryetar i komunës së Rahovecit, i cili enkas për këtë takim devijoi rrugën, gjatë udhëtimit për në Budva, ku kishin aktivitet kryetarët e komunave të Kosovës.

Me respekt ,
Nikollë Camaj

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.