Nga : Ndue Bacaj
“Populli em u ba rob, se nuk pat dijen”-(Papa Klementi XI)
Kishin kaluar 224 vite kur diellin e qiellit të Arberisë “Skenderbegejane”e kishin mbuluar retë e zeza aziatiko- turko-osmane. Po kaq vite në keto troje mbizoteronte erresira . Rrezet e diellit ishin zevendesuar perdhunisht me ato të gjysemhenes të zbehte ,ndresa mbi token arbenore shprazeshin pa pushim gjamë ,vetimë , rrebeshe e stuhi të shoqeruara me acare të pafundme ,që shqiptareve po u “asfiksonin” jo vetem trupin ,por edhe shpirtin…Shqiptaret në pergjisthsi e ata të Gegnise në veçanti nuk ishin nënshtruar asnjeherë , por kishin luftuar me heroizem të pashoq, ndonse prej më shumë se dy shekujsh u mungonte shpata toksore e hyjnore e races Iliro-Arbenore,Gjergj Kastrioti Skenderbeu , mesia qe shpetoi besimin e qytetrimin kristian në Europen e shekullit XV… Në ketë Europ që tashma qendronte e strukur me zemer në dorë , e me sytë nga qielli… Në keto kushte “vetmie” mjaft nga shqiptaret kishin ndryshuar besimin ,shumë kishin bashkepunuar me pushtuesin, por nuk mungonin edhe ata që kishin qendruar besnik të besimit jetdhenes Kristian-katolik, që në keto vite identifikohej me atë shqiptarë… Gjatë ketyre shekujve pushtuesi turko-otoman perveç kerbaçit (dhunes) edhe kulaçit (joshjes me pasuri dhe ofiqe zyrtare), kishte arritur që në themelet e shoqerise solide të ketyre trojeve (familjes dhe menyres së jeteses) të fuste dinakerisht “helmin” e veseve, dhe menyren më të keqe të jeteses , që do të gerryenin nga brenda jeten e virtyteshme të shqiptarëve… Tashma grigja kristiane e Arberisë ,por njekohesisht edhe “fara” Europerendimore e saj , gjindej në zgrip të mbijeteses. Në keto kushte kishte lindur nevoja e një kuvendi historik ,vendimet e të cilit per t’i venë në jetë në trojet arbenore kishin nevojen e njohjes dhe perkrkrahjes nderkombetare e veçanarisht të Selise së Shenjte.. Kleri më i lartë shqiptare prej kohesh e kishte njoftuar Selinë e Shenjte per gjendjen e grigjes katolike shqiptare me anen e relacioneve , letrave e dokumenteve të ndryshme , si dhe i kishin kerkuar Selisë së Shenjte ndihmë per mbjatjen e nje kuvendi historik…
Pergatitjet dhe njoftimi për Kuvendin e Dheut të Arbërit…
Vetë Krijuesi kishte bërë emer që në krye të Selisë Shenjte në vitin 1700 të vinte Papa Klementi i XI ,prej mishi e gjaku Arbënor , familja e të cilet nga fundi i shekullit XV ,ishte detyruar të largohej në drejtim të trojeve italiane ,per ti shpetuar pikrisht kesaj mizorie turko-otomane.. Per të realizuar kuvendin historik me emrin domethenes “Kuvendi i Dheut Arbërit” u ngarkua figura e ndritur pastoriale e grigjes katolike shqiptare e më gjerë , Arqipeshkevi i Tivarit e Diokles , (1701-1712) At Vinçenc Zmajeviku , (i lindur ne Perast te Kotorrit me 1670 ,dikur treve etnike Ilire ). At Vinçenci mbasi mori bekimin nga kreu i Selisë së Shenjte filloi vizitat baritore per të njohur gjendjen e besimtareve , famullive , kishave dhe shkollave pranë tyre… Kontaktet e Zmajevikut me shqiptaret “katolik”kishin qenë të perhershme e të aferta edhe më perpara , por tani ato thellohen më teper. Me daten 2 dhjetori At Vincenc Zmajeviku (me miratimin e Papes ) leshon leterqarkoren ,me të cilen njofton të gjithë kleriket shqiptare per mbajtjen e kuvendit të Arberit në katundin Merqi të Lezhes me datat 14 dhe 15 janar të vitit 1703.. Në ketë kuvend ftoheshin drejtuesit kishtar shqiptare si ; kryepeshkopet e Durresit e Shkupit , peshkopet e Shkodres ,Lezhes, Pultit , Sapes , 45 krerë e fumultare dhe 200 besimtarë të shquar te Arberise e tjer.. At Zmajeviku në letren që u dergon Kryeipeshkvijve , Ipeshkvijve dhe mbarë meshtarise të Arberisë ,por edhe Serbisë… ndër të tjera u shkruante :
”…. Gati është duke mbaruar muaji i tretë ,që unë duke e bartur barren e rendë ,që më vuri në qafë Shenjti At Pape ,pa pushuar jam duke kaluar qytetet ,katundet ,lagjet e gjithë mbarë kopshtin (bashtinen) e Tenzon. Duke kqyrur vreshtin e Tenzon… Oh ç’mjerim pashë .. E pashë kete vreshte të prishur ,të shkaterruar ,të lënë si një gjë e mbetur shkretë , mbuluar prej ferrmacash ,prej ferrash ,prej rrozgash ,e pashë në vend që të qesin rrush duke qitur larushk. Ketë vreshtë e shkeli me ndihmen e njerzve të keqij, ai armiku i moçem i Tenzon (turku..N.B.)…. i cili nuk pushon prej zemres së keqe per të prishur faren e mirë që është mbjelle në kopshtin e Tenzon…Ndër gjithë keto ngaterrime e peshtjellime çka do të bejme o vellezer ? A do të shkojmë motin duke qarë hallin e zi , apo do të mundohemi ta sjellim mbarë vreshtin e Tenzon ?. Mos qofte thënë, që puntoret e ketij vreshti të rrine me duar kryq në brez ; por zelli që do të kenë per të madhin Zot , ti pushtoje zemrat e tyre per tju perveshur punes . Të hyjmë pra ta punojme vreshtin, që e kemi para syvet ,të hyjmë ta dlirim prej ferrave , e ferrat ti kepusim në rrenjë që të mos dalin perseri…Ju pra o vellezerit e mi ,kryeipeshkvij ,jeni thirrë prej meje , e ju ipeshkvij që jeni nën mua , dhe meshtarë të tjere ,të paret e kishave , duke ju urdheruar po ju bejë të ditur që të vini e të mblidhemi në Kuvend të Arberise që në dashtë Zoti ynë ,do ta bejmë të dielen e dyte mbas ujit të bekuar ,në Kishë të Shenjtit Shen Gjon Pagezuesi në katund të Merqise në Dioqez të Lezhes….. Vincenc Zmajeviku…Shkruar në të dhjeten ditë të dhjetorit 1702”. (1). At Vincenc Zmajeviku njofton edhe Papa Klementin e XI ,per permbushjen e urdherit të tij me perkushtim të thellë në viziten apostolike , ku me ketë rast ndër të tjera i shkruan : “…Ti më urdherove ,o Shenjti At Pape , ti vizitoj e ti ve re , si vizitor apostolik kishat e Arberisë (Shqiperisë), dheut tim. Unë iu permbajta urdherit , iu solla dheut reth e reth e gjithë mbarë e kerkova , dhe pashë nevojat e Shqiperise. Pashë vuajtje shumë. Qytetin ,që më parë ishte i pari i të gjitha vilajeteve (Shkodren N.B.), venë në haraç , Zojen e njerzve me futë në krye ,kalanë e trimave të rrenuar ,murin dhe meterizin e forces sonë të çartur e prishur ; pashë të pafetë hyrë në vende të shuguruara, kishat perlyer ,lteret ndyrë sa mezi pashë një vend ku mund të mblidhej populli në tubim. Pashë pleq duke vuajtur ,meshtaret sherbetoret e Zotit duke qarë e duke lotuar ,barinjet e travajuar ,dhëntë shperndare e tretur neper pyll ; pashë murtajen që mbyste njerzë e bente kerdi të madhe neper të gjitha vendet. Keto vuajtje i pashë dhe gjimova. Zemra e bashkuar me mjerimet e popullit tim donte të ndahej pergjysem , kur i shihja bijte e mi në rrezik të bjerrin fenë….Nën hijen tende ,o Shenjti Ate Pape ,dheu i Arberise po gazmohet …që tash sa mot ka ndejtur i harruar ,varferuar e mbuluar prej mjegulle , por nën një Pape shqiptarë po del në dritë , e mezi pret të fitoje namin e lumninë e moçme…” (2).
Disa nga zezat që kishin prekur objektet e kultit dhe menyren e jeteses ndër shqiptarët katolik …
Shqiptaret (katolik) të shquar ndër mote per pastertinë e figures morale ,dhe per shenjtenin e familjes e kunores ishte mbytur në mekate e vese të shemtuara ,por i gjithë ky mjerim nuk kishte ardhur vetem per faje të “grigjes” , por edhe per fajin e disa “barinjeve” shpirterore (prifterinjeve) të cilet me veprimet apo mos veprimet e tyre e kishin lënë grigjen në meshirë të udhes plotë mjegull të perzier me tymin helmues që perhapte pushtues turko-otoman. Disa nga mekatet më “kryesore”që behen të ditur në matrialet shkresore të Kuvendit të Arberit ishin : Marrja per grua e kunates (moter e gruas ,apo nusja e vellait),grabitja e vajzave e grave të huaja ,kurveria edhe brenda farefisit , fejesa e femijeve që në djep ,si dhe blerja e vajzave me para per djem.. poligamia (martesa me më shumë se një grua), më të cilat kisha nuk u bekonte kunoren. Raste të tilla kishte jo pak ,madje kishte edhe prifterinjë që ishin martitirizuar kur kishin kerkuar të ndalonin poligamin. Një ngjarje e tillë tragjike kishte ndodhur edhe në Malesi të Madhe në shekullin XVII , e pikrisht me daten 14 dhjetor 1644 ,kur dy Eter misionarë Franceskan ; Paolo nga Mantova dhe Salvadore nga Offida (italian) , kishin refuzuar të flinin pranë një familje të njohur në Kelmend, pasi kryefamiljari mbante një grua me kunor dhe një pa kunor. Kelmendasi që kerkonte të strehohen dy meshtaret në shtepin e tij e ndau gruan pa kunorë ,por gjinia e gruas së ndarë (nga kastrati) më vonë u zuni prit dhe i vrau dy misionaret.. (3). Gjithashtu ishte venë re edhe mungesa e regjistrave të kishes ,ku prifterinjet nuk regjistronin të dhenat jetesore-fetare per çdo familje e famulltar të famullisë tyre…(4). Mjerisht konstatohet se prifterinjet ishin edhe të pa kompletuar me arsimimin perkates , ku kjo padije i kishte çuar deri aty sa kishte prifterinjë që shkruanin edhe hajmalia , dhe në letrat trekendeshe të cilave shkruanin thenie biblike ose lutje..(5). Shpesh per pa -aftesi ,por edhe kryeneçsi të prifterinjeve shumë katolik kishin lënë fenë e Krishtit dhe ishin bërë muhamedan. Një rast i till “interesant” tregohet per zonen e Anes Malit ,ku një prift diten e Pashkeve donte të mbante meshen në oren e zakonshme të dites ,por besimtaret nuk kishin arritur të vinin të gjithë ,ndaj i ishin lutur priftit të priste edhe pak ,por ai me kokefortesin e tij nuk ju a vuni veshin dhe i kercenoi se di ti shkisheronte nese kembengulin të vonojnë meshen. Në ketë moment banoret e Anes Malit të verbuar nga zemrimi dhe nga një krenari e rreme të drejtuar nga i pari i tyre ,me flamur të shpalosur moren rrugen per te Pashai ne
Shkoder,dhe atje u shpallen të gjithë musliman.. (6). Por me e keqja kishte ndodhur kur prifti i Jubices Dom Nik Leka (ne vitin 1674) kishte braktisur besimin Kristian dhe ishte bërë musliman ,dhe turqit në formë pershendetje u thonin besimtareve katolik ,behuni edhe ju turq (musliman..) si prifti juaj.. (7).. Ndersa në një relacion (të At Zmajevikut) i cilesuar edhe në dokumentet e Kuvendit të Arbënit, që tregonte per gjendjen e popullsisë së Shkodres e Malesisë ndër të tjera gjejmë të shkruar :” Vërejmë me të madh hillërim të zemrës sonë si shqiptarë dhe si meshtarë, që ia duam të miren ketij dheut tonë , që gati të gjithë turqit , (keshtu i quanin edhe të krishteret që ishin konvertuar në fenë Islame ,N.B.), që sot kanë zënë vend në Shkodrën tonë , kanë dalë prej malësorve të krishterë , të cilët sidomos në kohë e Mahmud Pashës , që kanë mbetur në Mal të Zi , në kohën e Ibrahim Pashës e të Mahmut Pashës , shumë herë per asnjë send , po prej kryeneçësisë e ndërronin fenë e beheshin turq. Turqit e Podgoricës , të Pejës , të Gucisë , të Gjakovës gati të gjithë janë bijtë e malësorve të krishterë , që kanë dalë ose prej Hotit , ose prej Grudet , ose prej Kelmendit , ose prej Pultit e sidomos prej Alsiçjet….(8). Në keto kohë bënte kerdinë edhe SKIZMA (ortodoksia) ,e cila duke mashtruar me kristianizmin e “perbashket” kishte arritur ti shkepuste grigjes katolike jo pak shqiptarë katolik , por edhe i kishte shpallur luftë besimit katolik (që e njesonin me kombesin shqiptare)… Në keto kushte të vështira shpesh perfterinjtë detyroheshin të strehoheshin edhe neper shpella ,siç mund te shenohet rasti i priftit të Grudes At Bartolomeut..(9). Në keto momente ,“fara” katolike e shqiptarise gjindej në zgrip të mbijeteses, edhe nën peshen e taksave dhe mohimit të të drejtave më elementare të ketij komuniteti ,pasi identifikohej me pengesen kryesore per krijimin e një “ishulli” turko-aziatik në Europe.
Kuvendi i Dheut të Arbërit…
Kuvendi i Dheut të Arbërit siç ishte njoftuar u zhvillua në ditet e caktuara të 14 – 15 janarit 1703 në katundin Merqi të Lezhes dhe u hap me fjalen brilante të At Vinçenc Zmajevikut ,ku një pjesë fare të vogel të kesaj fjale po e rikujtojmë : “…Fortuna e stuhia e detit ,krisma e furia e ferrit janë perpjekur bashkë per t’i perpirë kishat tona ,aq sa edhe njerzit e mirë duket se mashtrohen. Shumë janë ndarë prej fesë ,mashtruar e tradhtuar prej thenieve të shtremebra të njrzve ; të rrahur shumë prej tallazeve të tillë…druajnë se mbyten dhe dalin feje. Gjithë duke parë veten në rrezik të birrën ,duke qarë e duke dënesur shtrijnë duart prej nesh e kerkojnë ndihmen tonë. Ata që hiqen rrëshan per të vdekur , t’i nxjerrim ,e ata që nisen të mbyten , pa pushim tu shpetojmë barken (Kishen e Shqiperisë) të rrahur prej tallazeve ,duke pertritur e duke e goditur ,ta sjellim mbarë e ta vëmë në vend të shendoshë , që tallazet të mos kenë më çka ti bajnë… Gjatë dy diteve të kuvendit folen shumë nga pjesmarresit e kuvendit .Me fjalet e tyre ata treguan gjendjen e mjerueshme në të cilen gjindej kisha katolike dhe famulltaret e saj. Në kuvend u miratuan shumë dekrete ,dhe u vendosen apo më sakt u rivendosen mjafte rregulla të detyrueshme per t;u zbatuar nga ipeshkvijtë , meshtaret dhe famulltaret. Ato janë të shumta të shkruara e ndara në kapituj , ku bie në sy detyrimi i zbatimit të shtatë sakramentve të vendosura prej Jezu Krishtit si ; Pagezimi ,Krezmimi , Kungimi (Eukaristia) ,Rrëfimi o Pendesa , Vojimi i Shenjtë , urdheri i prifterisë dhe kunora (e bekuar) e marteses..Gjithashtu u vendosen rregulla të forta per të gjithë ata që nuk zbatojnë urdhenimet e Tenzon, deri në shkisherimin e tyre. Rregulla të forta u vendosen edhe per prifterinjët që i neglizhojnë detyrimet kishtare ,ku perveç zhvillimit të mesheve dhe zbatimit te sakramenteve ,ata duhet të mbajnë regjistrat e sakta të famullive të tyre ,ku të shenohej data ,dita e viti i çdo martese ,çdo lindje ,çdo vdekje ,çdo pagezimi ,çdo krezmimi , të shoqeruara keto me gjeneralitet qe kerkoheshin me emrat e famulltareve , të prinderve (babë ,nënë), të kumarve ,nunëve ,dëshmitareve e hollesira të tjera të nevojshme.. Vlenë të theksohet se gjithçka shkruhej e shenohej në regjistra e dokumente të tjra kishtare duhej të shkruhej në gjuhen shqipe… Me kete rast kuvendi konfirmon edhe mirmbajtjen e mjaft shkollave që ishin ngritur pranë Kishave ,kryesisht në zonat malore, ku mesohej edhe shqipja e “kohes”,së bashku me dashurinë per fenë e të pareve , atdheun ,doket e zakonet me në krye besen ,bujarin ,trimerin , urtinë dhe bashkejetesen…
Dekretet e Kuvendit…