”NË DET DO SHKOJ TË MBYT MËKATET'”

0
78
Meri Mezini
Mund të jetë një imazh i 2 persona
Në det do shkoj të mbyt mëkatet,
ç’do ditë në heshtje për ato mendoj,
ku kam gabuar diku pa dashje?
apo pa dashje dikë lëndoj?
Ti o det më qetëson shpirtin,
dua të lahem mëkatin të largoj,
për mua o det je Hoxha i shpirtit
në dallgë e tua shpirtin të pastroj.
Po, thanë dallgët kur më dëgjuan,
ç’do kush nga ju mëkate mban,
dikur dikush me ty i dashuruar,
ti nuk e dije mëkatin mbanë.
Rëra me inat djeg këmbet zbathur,
thotë në rrugë s’ke parë fukaranë
diçka nga xhepi ti s’ja ke falur
ai s’ka bukë ti ke gjith dynjanë.
E sa mëkate mbanë njeriu brenda
bërtisnin retë me shiun më lanë
se njoh mëkati bërtas unë në vete,
vrapoja rërës shiun të shmangë.
Mëngjezin tha deti mos e ndaj me mua
ndaje me Zotin thuaj Amin!
Lutu për njerzit të zgjohen të lumtur,
atëherë s’ke mëkate je njeri i mirë.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.