Dy vajza mirditore që i kushtohen Zotit

0
76
Kte shkrim e mora nga Dioqeza Rreshen!
E para quhet Martine Gjoka dhe është nga Blinishti. Aty ka lindur me datë 26 gusht 1986 dhe po aty është rritur, duke ndjekur shkollën në Reps. Dëshira për t’iu kushtuar Zotit në urdhrin e motrave Karmelitane ka ardhur si pasojë e një jete të jetuar në besim, qoftë nga familja e saj e qoftë nga një ecje e saj personale.Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë dhe ambiente të brendshme
Kështu, pasi ka marrë vendimin në zemrën e vet dhe prindërit me bujari heroike i kanë dhënë bekimin e tyre, ka hyrë në Karmel (në Nënshat) me datë 20. 12.2010. Pas kësaj date, që shënon plotësisht jetën e Martines, ajo e vazhdon formimin e vet me të gjitha etapat e veta. Mbas një prove të fortë e ndali ecjen e vet në kuvend, duke dalë prej tij, por për një vit Jezusi vazhdonte t’i fliste zemrës së saj dhe kështu ia mbërriti ta fitonte përsëri zemrën e saj dhe ta kthente atje ku Ai dinte se është vendi i saj. Në ecjen e vet arriti deri te ky moment që sikur Maria, nana e Krishtit, t’i thot Zotit “Ja ku jam!“.
Kështu me datë 1 tetor 2019 në orën 17.00 ajo do t’i kushtohet Zoti si moter, duke bërë betimin e saj në Manastirin e motrave Karmelitane në Nënshat, gjatë meshës së Udhëhequr nga Nunci Apostolik Charles Brown, si dhe me pjesmarrjen e ipeshkvinjëve e meshtarëve të tjerë.
~~~~~~~~~~~~~●~~~~~~~~~~~~~~në Bukmirë. Është fëmija i pestë, me tre vëllezër e një motër. Është pagëzuar në moshën 21 vjeçare. Shkollën deri në të mesmen e ka kryer në Bukmirë e Rrëshen. Më pas studimet e larta i ka kryer për Filozofi e Teologji në Insitutitin Teologjik të Shkodrës.
Motra Gjyste është pjesë e Insitutit të Rregulltareve të familjes së madhe pauline me emrin Motrat e Bariut të mirë (pastorelle). Ajo me datë 5 tetor në orën 10.30 do të bëjë betimin e saj të përhershëm si motër në Kishën e Zojës së Këshillit të Mirë gjatë mshës së udhëhequr nga Ipeshkëvi i Rrëshenit Dom Gjergj Meta.
Ju ftojmë të gjthëve që të lutemi për motër Martinen dhe motër Gjysten që Zoti t’i udhëheqë në jetën e tyre e po ashtu të lutemi që vajza e djem të tjerë t’i kushtohen Zotit me përkushtim për të predikuar dashurinë e Zotit dhe Ungjillin e tij në Dioqezën tonë të Rrëshenit.
© Dioqeza Rrëshen

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.