Ministrja e Kulturës në Razëm për të çuar në UNSCO….

0
436
 Që  është  perzgjellur  Razma  për  të firmosur   një memorandum bashkpunimi  për katër  elemënt të rëndësishëm   të kulturës, kjo është mjaftë pozitive.Ndomnse  nuk e kam të qartë  pëse  këtu  perfshihet k’cimii bjeshkës  me tupan i Tropojës?! Gjithësesi mbase  më mirw  dhe  më nësherbim të  kulturës  sonë  do tëte  , nese  perfshihej edhe lahuta.Megjithëatë  ja çfar thot info i prefekturës Shkodër rreth këtij    bashkpunimi .
“K’cimi i bjeshkës me tupan i Tropojës”, “Rituali i lashtë i shtegtimit të bagëtive”, “Xhubleta”, “Eposi i Kreshnikëve”,si pasuri e trashëgimisë jo materiale do rrugëtojnë drejt UNESCO-s.
Nga zemra e Malësisë së Madhe, Razma, institucionalizohet Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë dhe Fondacionit Shqiptaro – Amerikan për Zhvillim (AADF) për përgatitjen e dosjeve të aplikimit dhe regjistrimit të katër dukurive të trashëgimisë jo-materiale shqiptare në “Listën Përfaqësuese të Dukurive Jo-Materiale të Njerëzimit” të UNESCO-s.
Kryetari i Bashkisë së Malësisë së Madhe, z Tonin Marinaj falenderoi në veçanti Ministren e Kulturës, zj.Elva Margariti për përzgjedhjen e Razmës për nënshkrimin e këtij memorandumi.
Prefektja e Qarkut Shkodër, zj.Majlinda Angoni në fjalën e saj e quajti privilegj të qenurit pjesë e këtij procesi, që vë në pah pasuri, që nuk i përkasin vetëm Veriut të Shqipërisë, por të gjithë shqiptarëve.
“Objektivi dhe misioni kryesor i qeverisë shqiptare ka qënë dhe është ruajtja, mirëmbajtja, restaurimi, rijetësimi, regjistrimi, digjitalizimi e promovimi trashëgimisë kulturore asaj materiale dhe jomateriale. Ky do të jetë njëkohësisht edhe një ndër objektivat kryesore të punës time dhe të institucionit që unë drejtoj, duke vlerësuar njëkohësisht edhe besimin e qeverisë shqiptare në pozicionin e Prefektes së Qarkut Shkodër.”-u shpreh Angoni.
Për deputetin, z.Beqaj, xhubleta do të përfshihet në listat e UNESCO-s, por nga ana tjetër ai i kërkoi Fondacionit që të ndihmojë në mbajtjen gjallë të traditës së prodhimit të xhubletave.
Bashkëdrejtori Ekzekutiv i AADF, Martin Mata theksoi se hartimi i dosjeve për katër dukuritë të trashëgimisë jo materiale do të jetë një rrugë e gjatë dhe e vështirë.
“Fondacioni ka krijuar një traditë të mirë në ndërhyrje në këtë pjesë të Shqipërisë dhe nëse do të arrijmë t’i përfshijmë këto pasuri në UNESCO, do të ketë një ndikim shumë të madh në turizmin e zonës.” -u shpreh Mata.
Për ministren Margariti ky ishte një angazhim i dyfishtë si ministre, por edhe si nënë.
“Vazhdimisht e përmendim si një refren faktin që Shqipëria ka një pasuri kulturore të jashtëzakonshme. Në një hapësirë kaq të vogël gjen një ndërthurje kaq të larmishme motivesh, ngjyrash…
Por do të mbetemi vetëm me jehonën e së shkuarës, e asaj që ishte dhe nuk është më, nëse nuk do të ruajmë dhe trashëgojmë atë pasuri që neve na e kanë trashëguar brez pas brezi, por që sot, nën trysninë e zhvillimit të shpejtë teknologjik dhe problemeve të së përditshmes rrezikojmë t’i humbasim.
E nëse kjo do të ndodhë, atëherë me siguri nuk do të kemi shumë për t’u krenuar apo për t’u shquar mes kulturash të mëdha, imponuese, në këtë botë që vrapon drejt globalizimi dhe shuarjes së të ndryshmes”, tha Ministrja e Kulturës Elva Margariti.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.