Me 1 Maj do festohet ndryshe në Muzeun e Malesise

0
2622

Në një njoftim të lëshuar për mediat pronari i të vetmit muzeum Shqiptar në Malin e zi , muzeut etnografik në Lekaj te qytetit te Tuzit , Z, Shtjefen Ivezaj , bënë të ditur se me daten 1 maj të këtij viti , do te shenojne ndryshe nga çdo vit tjeter , n’diten e lindjes , pikrisht 16 vjetorin e krijimit të ketij muzeumi , kremtimi i të cilit do jetë tërsisht ndryshe. Kështu në oren 18.00 Do të shfaqet filmi dokumentar kushtuar krijimit të këtij muzeumi. Më pas do të mbydhen dyert e muzeut , për të gjithë të pranishmit , si dhe për mediat , kjo mydhje do te bëhet në shenjë proteste , ndaj mospërkrahjes jo vetem nga strukturat e komunës së Tuzit , por as nga Biznesi e as nga Shteti Am Shqiperia . Kësisoj gjendje financiare mjaftë e kufizuar e pronarit të këtij muzeumi Shtjefen Ivezaj , ka bërë që pas 16 vitesh pikrisht në diten e themelimit të tij , ky Muzeum të mbydhet , mbase për një kohë të gjatë . Nderkaq ashtu sic e kemi trajtuar edhe në emisionin “Jete Tjeter” disa muaj me parë , Shtjefen Ivezaj po në shenjë proteste ka hapur dy varret për veten dhe gruan e tij , bashkëluftetaren e pa lodhur për të mbajtur hapur këtë muzeum , Ndaj pika e tretë e gjithë veprimtarisë së kësaj ditë feste ndryshe – proteste do të kulmojne me bekimin e këtyre varreve që do të mbeten roje në përjetesi të muzeut etnografik të Malesise së Madhe në të dy anët e kufirit .

FTESË :

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.