Marjana Suli Brozi:Gra ,kurrë mos harroni sa vleni e jetën mos e lini në duar të askujt por në duart tuaja.

0
600

  No description available.     Pyetje  -Duke iu falenderuar për  gatishmërinë tuaj , për t’u intervistuar nga revista “Fjala”, dëshërojmë  të bëjmë pyetjen standarte: Kush është Marjana Suli Brozi?

Përgjigje:  Si fillim ju falenderoj për ftesën për këtë intervistë e vlerësoj shumë sepse ftesa qëllimin e saj e ka tek  rubrika “Kuvendojmë me gratë e vajzat mirditore” në faqen e facebook” Grate UnionMirdita”Ju shpesh dhe i keni shpërndarë në faqen e revistës “Fjala” këto intervista ndaj falenderimi është i detyruar.Unë jam Marjana Suli ku  kam lindur dhe Brozi ku jam martuar.Kam lindur dhe rritur ne qytetin e Rrëshenit në Mirditë.Shkollimi im deri në të mesmen e kam bërë në Rrëshen  Mirditë dhe pastaj jam dipllomuar në Istitutin e Lartë të Kulturës Fizike në Tiranë.Jam vajza e dytë e Frrok Sulit.Në 1990 jam martuar me Mark Brozin dhe kemi dy femije Vilma e Marvin Brozin , dhe ka gati dy vjet qe jemi lumturuar me një mbesë Victoria Gjaci, që është buzëqeshja jonë.Nuk është e thjeshtë të flasësh për veten tënde gjithsesi unë po mundohem nëpërmjet disa rreshtave të tregoj dicka rreth vetes .Pyetje:Një Mirditore, intelektuale  e angazhuar   në profesionin e mësuesisë, cila është lënda që ju jepni?Pergjigje:.Sië e thashë edhe më lart unë jam dipllomuar në ILKF sot Akademia e sporteve .Dhe lënda qe jap sot eshte Edukim fizik.Unë kam emigruar për një periudhë të gjatë rreth 17 vjet ne Itali  dhe atje përvec punëve të ndryshme modeste  kam studiuar dhe jam formuar në !Mediazione Culturale e Linguistica”, kjo punë më ka dhënë mundësinë të jem ndermjetëse mes emigrantit shqip folës dhe të gjithë istitucioneve ku ishte e nevojshme si shkolla, spitali, organet e drejtësisë etj.Kjo shkollë që une kam bërë në Itali ma ka ndihmuar shumë në profesionin tim të mësuesisë.Në këto momente jam nën drejtoreshe në shkollën “Dëshmoret e Lirisë” në Tiranë.Pyetje:Një mësuese , por dhe një  lançuese , promovuese e vlerave    të spikatura   të grave Mirditore, si ju lindi kjo ide?    No description available.          Përgjigje:Mendoj se njeriu studion një profesion për ta zhvilluar si punë në jetën e tij, e une në fakt kur zgjodha profesionin tim e zgjodha për pasion.Unë jam nje ish volejbolliste e ekipit të “Minatorit” Mirditë.Kam fatin e madh që këtë pasion ta zhvilloj akoma dhe tashmë është shkrirë në profesionin tim.Por një nga dashurite e mia të mëdha është dhe vetë MIRDITA.Mirdita me tradita e zakone , me të mirat e hallet e saj.Unë, besoj  si unë shumë mirditore Mirditën e marrim ngado që shkojmë.Idea për të promovuar vlerat mirditore tek unë ka ekzistuar gjithmonë, por në këtë moment une jam pjesë e “Union Mirdita” dhe drejtoj nje nga forumet me vitale të këtij unioni miditoresh atë të Grave Union Mirdita.Vetë emri i Union Mirdita do të thotë mirditoret bashke kudo që janë.E kush me mirë se gratë mundet ti promovojne gratë.Me ktë rast kam dy falenderime …Të parin për Gjergj Markun i cili më ftoi te jem pjesë e “Union Mirdita” dhe të dytin për Presidentin e “Union Mirdita” z  Nikolin Jaka që më besoi Forumin” Gratë Union Mirdita.”Si lindi idea?Gjithmonë e kam parë gruan mirditore si një grua inteligjente e  krenare , punëtore e cila veshtirë të thoshte u lodha.E kam adhuruar për kurajon e forcën e saj, për thjeshtësine e bujarinë.Dhe idea ime lindi pikërisht nga këto cilësi , mendova që kjo thjeshtësi , kjo bujari  kjo grua inteligjente dhe e fortë kjo grua duar artë është momenti të ndajë me ne eksperiencën, jetën e saj.Ka shumë e shumë gra që në jetën e tyre kanë arritur suksese, si brenda dhe jashtë vendit.Ka shumë vajza e gra që kanë dhënë kontribute për Mirditën, ka shumë gra që më shumë sakrificë janë heroina të familjeve të tyre.Thjeshtë  kur thjeshtesia flet për mendimin tim perbën lajm dhe lajmi i mirë ështe se kjo faqe ndiqet me entuziazëm e mua kjo gjë me bën të lumtur.Kam përshtypjen se duhet të ndalemi dhe të mendojmë  pak e t’ju  themi këtyre grave ” faleminderit për cdo gjë që na dhatë.”Në fakt cdo grua në vetvete jep një kontribut të jashtezakonshëm duke filluar nga familja dhe shoqeria dhe cdo vajzë e grua në vetvete ështe nje heroinë e famijes se saj.Pyetje:  Si i perzgjidhni gratë që intervistoni ose bashkebisedoni me to?Dua të them keni një kriter në perzgjedhje?Përgjigje:  Idea e këtij “Kuvendi midis grave e vajzave “ka në qëndër të saj Mirditen  e gruan mirditore, kontributet që shumë vajza e gra kanë dhënë për Mirditen në ç’do fushë si art,  sport, në percjelljen e traditave , në spikatjen e tyre në fushat e ndryshme dhe në shoqëri.Me pelqen të kemi mes nesh në këtë kuvënd gra mirditore kudo që janë sepse në vetvete ato me suksesin e tyre në një fare mënyre janë ambasadore të Mirdites nëpër botë.Kjo ka qënë idea ime në thelb.-Pyetje:A keni hasur në  vështërsi  komunikimi  me grat   që ju  i intervistoni, dhe nëse po, cili mund të jetë shkaku që   mbase  nuk duan të intervistohen.Përgjigje:Në pergjithësi jo nuk kam hasur vështërsi në, por ka patur gra që unë vërtetë do i doja fort  ne“Kuvendin me gratë e vajzat mirditore” për shembullin, për forcën që ato kanë, për t’ju treguar brezave që nje grua mirditore nuk ndalet kollaj nga vështërsitë që sjell jeta.Por kam respektuar vendimet e tyre.Kam  patur disa përgjigje disa..  jo.Nëse ato do dëshironin të thonë të tyrën në kuvendin tone janë të mirepritura në c’do moment.Por shumë gra janë përgjigjur me entuziazëm dhe së bashku kemi bashkëbiseduar e kemi ndarë emocione të bukra.Pyetje:Dikur ishte një shprehje: Grua duarartë, po tani  a mëndoni se ka  gra që janë edhe   mëndje arta edhe duararta?    No description available.  Përgjigje:Ç’do kohë ka mendjendriturat e saj dhe duart artat  e saj, patjetër po.Në fakt nëse do keni durimin të lexoni bashkebisedimet me vajzat e gratë dallohen lehtë këto cilësi. Në fakt akoma nuk i kam ftuar në kuvendin tonë duarartat tona të cilat kanë formuar dhe” Artizanët Mirditore” një qëndër e vogël në Rrëshen ku ato me duart e arta të tyre sjellin artin e trashegimisë së kostumeve mirditore për gra e burra.Ato ç’do gjë e kanë të trashëguar nga gjyshet dhe nënat e tyre e sot jo pa vështersi e vazhdojnë këtë profesion që në fakt për Mirditën është një dhuratë  që i bëhët, por që kto gra duhen motivuar e ndihmuar që ta vazhdojnë e ta percjellin në brezat e ardhshem.Pyetje:Këni ndonjë idhull grua Mirditore, nëse po , cila  është ajo ?Përgjigje:Po kam një idhull grua mirditore.. ajo eshte  Nëna ime.Megjithëse ajo u largua shumë e re nga kjo jetë ajo ishte dhe mbeti idhulli im.Mundohem ti ngjaj në c’do gje, është modeli i gruas që kam dashur gjithmonë të jemë.Në jetë kam  patur shëmbuj që më kanë pelqyer ti ndjek  kam  patur shëmbuj që më kanë frymëzuar të bëj gjera të rëndësishme, sigurisht.Pyetje: Kryetarja e kuvëndit të Shqipërisë  është   Mirditore, mëndoni se është një nga ato gra  qaë ia vlenë   të  merrët si modeli i së mirës?Përgjigje: Kryetarja e Parlamentit të Shqipërise mendoj së është një krenari mirditore.Lindita Nikolla hyn tek gratë që unë respektoj dhe i vlerësoj shumë për intelektualitetin, për vlerat e larta që percjell si grua, për karrieren e saj politike e profesionale brilante dhe të merituar.Mendoj se nje grua si zonja Nikolla  bëhët frymëzim për shumë vajza e gra të cilat duan të kënë një karrierë politike.Linditës i uroj shumë suksese në punën e saj dhe në jëte.Pyetje:Jeni e angazhuar në politikë, nëse po , me cilën force politike?Përgjigje:Kam një angazhim të vogël  në politike, jam pjesë e Partisë Socialiste dhe drejtoj Forumin e Gruas Socialiste në NJA 5.Mendoj se gjërat nuk ndryshohen me opinionin tënd por me shenbullin tënd, kjo ka qënë arsyja që unë jam përfshirë në politikë.Pyetje:Ju pelqen muzika?Përgjigje:Patjetër që më pelqen muzika , muzika është ushqim për shpirtin.Adhuroj së pari këngët mirditore, dhe mbaj mënd deri një farë kohe i dija dhe përmendesh shumë kënge, më pelqen muzika e lehtë , ndjek këngetaret mirditore të ansamblit dhe të rrymave të tjera.Jemi ndjerë shpesh krenar si mirditor nga pefaqesimi i mirditorëve në koncerte edhe në skenat ndërkombëtare.Sot dua të përmend një këngetar të cilin e kam pa të rritet në Rrëshen dhe sot për mua është gjigant i muzikës shqiptare EUGENT BUSHPEPA.Asgjë nuk ju heq këngëtareve te tjerë e s’dua të keqkuptohem sepse unë i vlersoj shumë por sot zgjodha një këngetar.Një tjetër gjigant që unë e pelqej nga muzika italiane është Adriano Celentano.Mund të shtoj se më pëlqen shumë edhe poezia e nganjëherë shkruaj ndonjë varg që mbase e pelqej vetëm unë por unë kam  kurajon e marr ta hedh në letër ….hahahMadje po ju prezantoj me një poezi për qytetin tim të lindjes

RRESHENIRRESHENI - YouTube

Dua të të flas

për bukurinë,

për dashurinë,

për dhëmshurinë…!

Dua të të vizatoj,

djalë të bukur..

Plot jetë,

plot dritë,

plot shëndet…!No description available.

Dua të të përkëdhel!

Të të them,  më pëlqen!

Të të them, të adhuroj!

Të të them,  të dashuroj

Dua të të përshendes!

Të të them, butë, mirëmëngjes!

Të të them, ëmbël, Mirdita!

Të të them, me mall, mirëmbrëma!

Të të them, me hare, erdha!No photo description available.

Të të them, me dhimbje, ika!

Të të them, të kam tek zemra!

Të të them, je jeta, drita…!

Eh, shumë gjëra dua të them,

djepi im,ninulla ime,

i perjetëshmi Rrëshen!

Pyetje : Po sporti?

Përgjigje:Sporti ka një vënd shumë të rëndësishëm në jetën time.    No description available.   Kam filluar të merrem me sport që në kl e 5 –të klasë sportive per volejboll dhe më vonë në të gjitha ekipet zinxhir deri në ekipin profesionist në kategorinë e parë të kohës me të artë të volejbollit.Dy herë kampione një herë me të rejat e nje herë me ë rriturat në kategorine e dyte dhe u kualifikuam në të parën.Martova një ish portier të  ekipit të Kukësit ne vitin 1990 .Sot me ekipin e Kukësit stërvitet djali im 20 vjecar  në rolin e portierit dhe mezi pres ta shoh në debutimin e parë të ekipit te Kukësit në superiore.Sporti për familjen time është shumë irëndesishëm.Pyetje: Çfar do të dëshëronit  të  mos iu  pyesnim?Përgjigje: Çdo pyetje do kishte një përgjigje mjafton që pyetja të ishte e strukturuar   pozitivisht,skam asgjë për të fshehur as për tu trëmbur.Në jetë jam motivuar nga puna e puna ,me pune jetoj.Pyetje : Cili është mesazhi yt  për të gjitha gratë Mirëditore , dhe jo vetëm?Përgjigje : Gratë dhe vajzat kanë një difekt të madh sepse harrojnë sa ato vlejne…Ndaj kurrë mos harroni sa vleni e jetën mos e lini në duar të askujt por në duart tuaja.Mirdita në historinë e saj ka vlërsuar gruan për zgjuarsi dhe mençuri.Mirdita sot ka nëvojë për ç’do mirditor që ta jetojë ta vizitojë dhe ta trashëgojë, ne gratë dimë të percjellim më mirë se kushdo doke e zakone, dimë të jemi gra tradite e të kohës moderne.Ndaj jetoni si mirditore kudo qofshi e kurre mos i shkeputni lidhjen me Mirditen.

 Ju faleminderit !

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.