Mali i Zi vendpushim dhe rehabilitim nga shumë sëmundje të ndryshme!

0
183

 Nga :Luan Asllani  Dibrani

Pa durim  pritem këtë vit heqjen  e përkufizimit te masave kundër pandemisë edhe në shtet  e Ballkanit ku gravitojnë  shqiptarët. U nisem  ditën  e shtune nga Shtuttgardi   me familje. Për shkak të ngarkesave  te komunikacionit me pushuesit  drejt Kroacisë ,Sllovenisë , Italisë  Shqipërisë dhe Malit te Zi. Rruga ishte tejet  e ngarkuar edhe përbrenda Gjermanisë ,po ashtu edhe në Austri ,por me orë të tëra  pritem në aksin rrugor qe u nda të Zagrebi dhe  u ndërlidhen me atë rruge shumë shtete nga  Zvicra, Gjermania ,Suedia ,Norvegjia ,Holanda ,Polonia, Qekia ,Rumania  etj .Pjesa ma e madhe  vargut të veturave luksoze ishin ato  të shqiptareve qe ia kishin mërsyer vendlindjes dhe pushimeve bregdetare. Një pushim  te vogël një  ditore e bëmë ne Dubrovnik .Vizituam një qytet të  bukur me një arkitekture shume  te ngjashme me kalatë dhe arkitekturën  shqiptare  .Malit te Zi na andante  vetëm  60 km. Kaluam  kufirin  e Malit te Zi dhe hiq ma shume se 6 km  pas një vargmalesh ,arritëm ne  Igallo ,qyteti i parë i “Malit të zi”  si pik turistike   detare por e njohur me shume si “Banja  e Igallos,ngjiten me Herceg Novin. Ish -presidenti dhe diktatori shtetëror jugosllav Tito kishte rezidencën e tij verore aty , Villa Galeb, qe shpesh pushimet i bënte këtu me skuadrën e vet  ushtarake dhe politike. Igallo dhe  Herceg Novi fillimisht ishte  i banuar me ilir ,pra banorët e parë të Herceg Novit ishin ilirët. Ata ishin autokton por përplasjet politike dhe dinakëria greke me falsifikimin  i historisë u zëvendësuan nga” grekët”.Me kalimin e kohës  erdhën edhe sllavet serb e malazez por edhe sot e kësaj dite ka shume qytetar  dhe një lloj nacionaliteti qe nuk  e pranojnë as nacionalitetin malazez ,as atë serb, por as atë kroat  qe sipas te gjitha studimeve  dhe gjurmëve del se janë  sllavizuar me dhune  nga iliret  duke iu ndërruar gjuhën .Ne mesin e tyre takuam doktorë  dhe njerëz qe hapur shprehen se ne jemi si ju “as andaj as këndej” .Ta presim te ardhmen se çka do te thotë historia  e vërtet!!! Gjurmë e rëndësishme të arkitekturës së qytetit u la nga iliret.

Pozita gjeografike e Igallos  dhe perspektiva turistike!

Igallo është një qyteze në komunën e Herceg Novi në Malin e Zi. Pozicioni gjeografik dhe bukuria mahnitëse e natyrës i bëjnë Igalo dhe Herceg veqant .Dubrovniku i Kroacisë dhe Igallo  vendet më tërheqëse turistike në bregdetin Adriatik të Malit të Zi. Igalo njihet si një vend turistik dhe falë shërimit – balta e detit nga “Mud Beach” – ose siç quhet ndryshe “Stara Banja”, është qendra e turizmit shëndetësor në Malin e Zi. Pushimet në Igalo janë një përvojë e vërtetë. Igalo ka mbi 260 ditë me diell në vit dhe temperatura mesatare vjetore është 15.7 ° C. Sezoni i larjes në Igallo zgjat nga maji deri në tetor. Kështu që pushimet  në Igalo mund të zgjasin për 6-7 muaj

Pamje  e objekteve te Banjës se Igallos dhe kompleksit te vilave te ish presidentit jugosllav Titos qe tani me i takojnë  kompleksit të hotelit  te Banjës Igallo.

Qyteza e Igallos e  Malit të Zi dhe fqinji i tij i drejtpërdrejtë Herceg Novi janë strehuar në një gji të vogël të bukur në bregun jugperëndimor të Gjirit të Kotorrit në rrëzë të malit Orjen .Ky vend ishte kryqëzimi kryesor i civilizimeve. . Ilirët e lashtë,Grekët dhe  Romakët kishin vendbanimet e tyre në gji, si dhe në kodrat fqinje. Që nga ajo kohë e më tej, fuqitë e mëdha në këtë zonë, të tilla si Bizanti, fiset sllave mesjetare, Venecianët, Spanjollët, Turqit, Francezët dhe Austro-Hungarezët, pushtuan dhe sunduan këtë pjesë të Gjirit. Të gjithë këta sundimtarë dhe kultura të ndryshme, ushtri të ndryshme, grupe fetare dhe etnike kanë lënë gjurmë të pashlyeshme, jo vetëm në arkitekturën lokale, por edhe në mënyrën e jetës dhe mentalitetin e popullatës lokale. Duke ecur nëpër rrugët, sheshet dhe shkallët e Igallos ju mund të kaloni nëpër historinë e Mesdheut dhe në të njëjtën kohë të shijoni përfitimet e ofertës moderne

Komuna Herceg Novi u shpall një “banjë deti dhe vendpushim shëndetësor klimatik” në 1929, megjithëse vendasit kanë ditur gjithmonë për njollat ​​e baltës së detit bregdetar, baltën “Igallj”, por edhe ujin mineral “këneta e kripës Igalj”. Karakteristikat e llumit u testuan në vitin 1930 në laboratorin e vendpushimit të famshëm francez “Vichy”, kur u konfirmuan vetitë e jashtëzakonshme shëruese të peloidëve, të cilat deri në gjashtëdhjetë vjet më parë vendasit dhe mysafirët i përdornin me iniciativën e tyre, pa udhëzime mjekësore dhe pa pagese. Dhe, pas trajtimit, reumatizma e dhimbshme dhe përdhes ishin më të buta ose dhimbja u zhduk plotësisht. Procedura e trajtimit ishte e thjeshtë dhe në thelb nuk ka ndryshuar deri më sot.

Nga bregu i detit, disa dhjetëra metra i gjatë, njerëzit nxirrnin baltë të imët, të yndyrshme dhe ngjitëse dhe e lyenin në vende të dhimbshme ose në të gjithë trupin. Të mbështjella kështu me një shtresë me baltë, ata qëndruan në diell derisa të ishin tharë plotësisht, dhe mbetjet u lanë me ujë të ngrohtë deti. Përkundër zërit të mirë që u dëgjua shumë, u desh pak kohë, deri pas Luftës së Dytë Botërore, për të realizuar idenë e themelimit të një banjë në Igallo, e cila tani ka emër rajonal .Faza e parë e Institutit “Dr Simo Millosheviq” u ndërtua në vitet 1960, dhe Qendra Shëndetësore Mesdhetare u ndërtua në periudhën nga 1980 në 1988. Sot, Instituti është institucioni më i madh dhe më i famshëm për trajtimin multidisiplinar të banjës në Mesdhe, me rezultate të shkëlqyera në mjekësinë moderne fizike dhe parandaluese, programet e rehabilitimit.

Këtu shërohet sëmundja reumatike ,nyjet e eshtrave  boshti kurrizor heqja e zgjebçave,eliminon  dhimbjet akute dhe kronike etj  !

 Sëmundjet degjenerative të nyjeve dhe shpinës, sëmundjet inflamatore reumatizmale, sëmundjet metabolike të nyjeve dhe reumatizmin ekstartikular. Përparimet në kuptimin e patogjenezës së sëmundjes, diagnostikimit dhe përdorimit të “bazave te të dhënave” e kanë bërë pacientin tani në qendër të strategjisë së menaxhimit të sëmundjes. Kjo do të thotë që trajtimi planifikohet dhe kryhet individualisht, në përputhje me simptomat, sëmundjet shoqëruese (sëmundjet e shtuara), moshën dhe gjendjen e përgjithshme të pacientit.

 

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.