Dy bashkëvendësit tonë, burrë dhe grua humbën jetën pas një aksidenti automobilistik, dje në mëngjes në Urën George Washington në New York.Në 9:42 të mëngjesit, një veturë Honda CRV u përplas me një Chevrolet Corvette, në pjesën e ulët të urës.Honda u kthye përmbys. Me të udhëtonin Muharem Frluçkaj, 52 vjeç dhe bashkëshortja Biserë Frluçkaj (e lindur Gjokaj), 47 vjeç, te dy nga Malësia dhe me vendbanim në New York.Bisera u shpall e vdekur në vend, kurse i shoqi Muharremi, u dërgua urgjent në spital, ku dha shpirt.Ngjarja tragjike ka ndodhur një ditë para se Bisera të nisej për në Malësi, e cila po vinte për të votuar në zgjedhjet e 30 gushtit.Familjeve Frluçkaj dhe Gjokaj ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta!
V.O, info e marr nga Malesia org.