MALLI  S’KISHTE  FJETE  GUME

0
399

Të  nderuar  lexues të revistës “Fjala”, vertetë  nuk kishte se si të ndollte ndryshe.veçse kështu :Ja poeti  me origjinë  nga Razma e Shkrelit, por me  banim  në Amerikë, si një  lexues i  rregullt i revistës “Fjala”, por edhe si një  adhurues i  poetit famoz Gjekë Marinaj, ka drguar për festivalinpoetik ,tTrikitje për çmimin “Gjekë Marinaj”, poezinë: “Malli  s’kishte  fjetë gjumë. E falenderojmë maksimalisht poetin  Gjeto Turmalasj , dhe njëherazi i urojmë  suksese! Redaksia e revistës “Fjala”.

Nga: Gjeto Turmalaj—-Gjeto.Turmalaj@gimail.com

MALLI S’KISHTE FJETE GUME
~
Në një shëtitje të trishtë në hullinë e memories
hyra në shtëpinë e vjetër atje në Razem të Shkrelit
derës i’a putha pragun gjithë ankth
e ajo më ledhatoi me mall…
.
Vatra e zjarrit me zë dëshprimi më qortoi
-Përse je përhumbur?
harku i oxhakut me buzëqeshi
vargonjët mbi vatër fytyrën ma njohën!
guri i votrës u zgërdhi e tha
– Ma paske vjedhur ngjyrën!
dhomat më flakën hidhërueshëm
larg netëve të harruara
.
Të qoshja e shtëpisë data e gdhendur në gurë
mbuluar nga myshku
edhe hekurat e dritareve të holluara
prej ndryshkut
.
Aty në trupin e arrës germat e emrit tim
ishin rritur bashkë me trungun
në livadhe përreth më ngjau
se lulet rriteshin pa kolor
dhe pa aromën e parfumit
Madje edhe lëndina të tjetërsuara nga korezioni
.
Dielli i korrikut zemrën s’ma ngrohu
edhe hëna nga nervoza
lindte tëpër vonë
.
Eh rinisë sime i kishin humbur gjurmët
përgjithmonë
Malli s’kishte fjetur gjumë kaq mote
… sa mot??
.
O streha ime e dikurshme nën atë çati harrimi
o vegim o dritë e frikshme
më jep atë shpresë
të jetoj edhe këto pak vite që më kanë mbetur
deri në të largëtat kujtime
Ashtu si rrjedh vargu i poetit në dhimbje
.

 

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.