Lindita Metaliaj ; Uron Lezhjanët:Dua t’ ju uroj që të jetë Viti 2022 ,Viti i shpresës për të gjithë shqiptarët, për një Vit më të mire e më të begatë!

0
122
Te dashur bashkeqytetaret e mi banore te Lezhes, Kurbinit e Mirdites!
Kemi kaluar se bashku nje vit te veshtire, ku çdo dite e vitit per ne ka qene sfide me vete.Zhvilluam nje fushate si kurre me pare, ne nje fushe te minuar e me rregulla te pabarabarta loje,perballe makinerise se krimit te organizuar te partise shtet.
E megjithate ne si qark dolem faqebardhe, e gjitha kjo fale mbeshtetjes e punes se gjithesecilit prej jush.
Viti 2021 ka nje bilanc negativ sa i perket ekonomise, ku numri i familjeve te varfera sa vjen e shtohet. Ne keto dite te fundit te vitit, verejme edhe me shume pamundesine e pjeses me te madhe te familjeve lezhjane, per te blere ushqimet e shportes. Kjo ndodh pasi qeveritaret asnje dite te vitit skane punuar per qytetaret e ndershem te vendit.
Kjo shihet qarte edhe ne largimet masive sidomos te moshat e reja,ku Lezha mban vendin rekord ne shkalle kombetare per numrin e larte te emigracionit per numer popullsie .
Ndaj une dua te uroj qe te mbyllet ky kapitull i erret i ketij viti e te mos perseritet!
Dua t’ ju uroj qe te jete Viti 2022 ,Viti i shpreses per te gjithe shqiptaret, per nje Vit me te mire e me te begate!
Uroj me zemer te gjitha familjet e Lezhes dhe te mbare Shqiperise te kene shendet te plote, harmoni,qetesi e mbaresi ne Vitin e Ri qe po troket!
Ardhte i bardhe e i mbare per te gjithe Ju!
Gezuar me zemer Vitin e Ri 2022! 🥂🎄

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.