Gratë që po lënë burrat, një në katër çifte divorcohen në Shqipëri

0
490

Kur njerëzit zgjedhin të martohen, zakonisht ata e bëjnë këtë me synimin për të qëndruar së bashku përgjithmonë. Megjithatë, afërsisht një e katërta e martesave përfundojnë në divorc në Shqipëri. Gratë janë ato që ndërmarin më së shumti hapin e parë për të zgjidhur një martesë të palumtur.Sipas të dhënave nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, në vitin 2018 kanë qenë rreth 3600 kërkesa për divorc dhe 54 për qind e kësaj janë kërkuar nga bashkëshortet. Ndërsa një vit më pas, në 2019 rreth 4300 gra iu drejtuan Gjykatës për të kërkuar zgjidhje martese. Viti 2019 sipas monitor shënoi dhe numrin rekord të divorceve në vend, me gati 8 mijë të tilla, me një rritje prej 17.3% në krahasim me vitin e mëparshëm.Emigracioni, pavarësia ekonomike e grave, mosmarrëveshjet financiare kryesojnë listën si arsyet kryesore pse po divorcohen shqiptarët. Shifrat treguan për 2019 se ishin 26.1 divorce për 100 martesa. Në vitin 2020, sipas Ministrisë së Drejtësisë, numri i divorceve ka rënë ndjeshëm, duke zbritur në rreth 6 mijë. Pandemia shtoi konfliktet në çift, të cilat u reflektuan ose me divorc, ose me kërkesa për konsulenca martesore.

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.