–Kartonat e kuq vëndosen në tavolinë, sa për dekor.Këshilltatrë than:Do ti magazinojmë , nuk na duhen gjë deri në mandatin tjetër, nëse Basha apo Berisha do të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme vëndore.—E konsideruar si mbledhja më e rëndësishme e vitit, mbledhja e Këshillit të bashkisë M.Madhe e zhvilluar paradreken e ditës së Merkurë, do të mund të themi se ka patur dy të veçanta; E parara, konsiderimi nga kreu i Bashkisë Tonin Marinaj , si viti që do të njohin prioritet investimet në infrastructure, dhe dyta;Gjatë gjithë kësaj mbledhje ku u shqyrtuan dhe miratuan Buxheti , Paketa Fiskale dhe Struktura e Bashkisë, kartoni i kuq nga Këshilltarët nuk u përdor në asnjë rast të vetëm,mbasi duket se administrate i kishte “kopsitur” mire të gjitha pikat e diskutuara , dhe të miratuara, ose e thënë ndryshe me kohë kreu i Bashkisë ka “kopsitur “ këshilltarët.Nderkohë fakti që opozita po merret me veten e saj , duket nuk ka as kohën e as vullnetin për të perfaqësuar qytetarët të paktën si vëzhgues në mbledhjen më të rëndësishme të vitit. Ndaj duket se Lulzim Basha ia ka” falur” rilindjes me deshirë pushtetin vendor.Përndryshe ka se si të ndodhin kështu. Ku minimalisht duhej të ishin në sallën e këshillit të Bashkisë ekspertet e opozitës, për të thënë fjalën e tyre.
Nën drejtimin e kryetarit të Këshillit të Bashkisë Ilir Halaj , dhe praninë e kreut të Bashkisë M.Madhe Tonin Marinaj , paradrekën e kësaj të Mërkure , këshilltarët e Bashkisë, me pakë nderhyrje në ndonjë rastë të veçantë , dhe me ngritjen e gjithë kartonave jeshil, duke mos perdorur asnjëherë të vetme kartonin e kuq i kanë dhënë oke-jnë e kerkuar nga kreu i Bashkisë Tonin Marinaj miratimit të projektbuxhetit për vitin 2022, si dhe të Paketës fiskale , dhe strukturën e Bashkisë M.Madhe.Ndaj fillimisht ka qënë kreu i Bashkisë Tonin Marinaj i cili para këshilltarve ka bërë një panoramë të shkurtër të arritjeve dhe mosarritjeve të një viti tashmë në ikje, po kështu ka folur edhe për disa nga prioritet që ka Bashkia për vitin 2022,ku primare mbeten investimet në infrastrukturën rrugore,Ndersa kreu i Bashkisë Tonin Marinaj , por edhe drejtuesit kryesor të drejtorive në Bashki kanë informuar Këshillin për detajët e projektbuxhetit , apo strukturës ku veçohet fakti se në disa sector është planifikuar , dhe kështu u miratua shtësë e strukturës.Ndërkohë që këshilltarët me kartonat e tyre kanë miratuar dhe detajimin e shpenzimeve për vitin 2022 gjithësejt 1.068,640,727 leke (Njëmijljardëgjashtëdhjetëmiljon egjashtëqind e njëzet eshtatë leke.)Po kështu pa asnjë votë kundër nga Këshilli i Bashkisë janë miratuar edhe paketa fiskale , edhe struktura e Bashkisë M.Madhe, duke i dhë në kësisojë mundësinë Administratës së Bashkisë të mos ngurojnë për të vijuar normalisht punën si deri më sot në shërbim të qytetarve. Ishtë ky mesazhi që percollen si kreu I Bashkisë Tonin Marinaj, po kështu edhe kryetari i këshillit Ilir Halaj, të cilët uruan njëri -tjetrin , por edhe qytetarët një vit të mbarë viti 2022!