LIna Guri:Ju siguroj ju bashkëqytetarëtet e mijë të Lezhës e më gjerë, se nëse do më votoni mua si përfaqësuse e juaja..do jem mbështetja juaj…

0
317
Post prezantim:
Lina Guri,rrjedh nga një familje punëtore dhe arsimdashëse,por e persekutuar nga regjimi i kaluar komunist për të gjithë ju miq që nuk e dini, duke na mohuar shkollimin ku pas shumë peripicive të asaj kohe, arrita që të shkollohem.
Kam mbaruar arsimin e lartë për mësuesi,ku kam mbi një çerek shekulli në arsim,ku 5 vite nga këto si drejtoreshë shkolle..duke nxjerrë nga”njohuritë e mija”me qindra nxënës,sot studentë të shkëlqyer e prindër shëmbullor në jetë që përditë marr nga këto përgëzime duke folë me superlativa për mësuesen e tyre,duke më bërë vertetë krenare për afro 25 vite që ndava me ta..
Pas zgjedhjeve lokale të 2019-es pata fatin dhe privilegjin që të jem e zgjedhura e kryebashkiakut Ndreu për të qënë administratorja e njësisë Shënkollë,një ndër njësitë bashkiake më të mëdha të Repuplikës,ku prej më se një viti e gjysëm por edhe gati këtyre 30 viteve gjithsejt punë e përkushtim,kam jetuar e jam njohur me hallet dhe problematikat e kumunitetit ku jetoj e më gjerë duke kontribuar për ta me çdo qëlizë të shpirtit tim..
Falë fatit tim, u martova edhe në një familje të majtë,por dhe e ndodhur në gjirin e një partie të madhe politike aq të dashur për shqiptaret,ku hapësirat e ofruara nga kjo parti, falë zt.Rama me dritaren e hapur të platformës”Deputeti që duam”ku mu dha mundësia të jem pjesë e saj,dhe falë aftësive të mia personale arrita që më përkushtim të fitoja testin duke qënë sot kandidate e këtij formacioni të madh politik.
Kam ëndërruar gjithë jetën që një ditë të mos jem vetëm zot i halleve të mija personale,por të më jepej mundësia që të jem edhe zëri i mijëra qytetarëve,për ta përçuar atë në institucionet më të larta të shtetit shqiptar,atje ku përcaktohen fatet,rrugët dhe alternativat e zhvillimit të një shoqërie..
Ju siguroj ju bashkëqytetarëtet e mijë të Lezhës e më gjerë, se nëse do më votoni mua si përfaqësuse e juaja..do jem gjithmonë zëri dhe mbështetja juaj,duke mos qënë thjeshtë zëri juaj,por vetë njëri nga ju votues pa ngjyra partiake, duke qënë kurdoherë pranë jush.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.