Kristjan Gj. Dukaj: Ja pse distancohem nga Alternativa Shqiptare!!!

0
248

Të gjitha veprimet ose mosveprimet, qofshin individuale apo kolektive, sidomos ato me interes më të gjerë publik, kurdo qoftë, reflektojnë me pasoja të cilat kërkojnë kohë dhe angazhim shtesë për tu dhënë drejtimin e dëshiruar. Keqinterpretimi i fakteve dhe rrethanave relevante është përgjigjja më e keqe edhe pse në momentin e caktuar, për bartësit e veprimeve të tilla zgjidhja e vetme është heshtja! Po, si duket në sytë e të tjerëve ai që pikërisht nga at kërkon këso lloj përgjigje –HESHTJEN?! E si mund të heshtë shkronja, rreshti, letrat e zbukuruar me madhështinë e fjalës së shkruar? Kanë harruar se “Verba volant, scripta manent “! Ato që, unë, ia shkrova udhëheqjes partiake  që t’i njoftojnë bashkëpunëtorët e vet me përmbajtjet e tyre, me atë që ishit në dijeni por edhe obligim të njoftoni strukturat partiake, pse jo, edhe anëtarësinë më të gjerë  me përmbajtjen e tyre. Por, jo, ua veshët heshtjen e cila fletë shumë për deficitin e demokracisë brenda partiake si pasojë e dukurisë së autoritarizmit partiak. Letrat që Ju dërgova ishin rast i mirë për udhëheqjen partiake që ta dëshmojnë se ASH, posedon gatishmërinë  dhe kapacitetin demokratik për të diskutuar para militantëve të vet dhe opinionit më të gjerë çështjet me reflektim afatgjatë e që koha do ta dëshmojë. Pse frika nga debati i hapur dhe i argumentuar e që do të reflektonte pasqyrimin e një kulture të shëndosh ( të domosdoshme) politike? Jo! Motivet dhe interesat e ngushta personale nuk lejojnë hapësirë për ata që kanë  perceptimin e qartë në shqyrtimin dhe angazhimin për realizimin e interesave të shëndosha për shoqërinë. “Lulëzimi njerëzor” ndodh vetëm në qoftë se aftësitë dhe dhuntitë gjejnë terren për t’u zhvilluar”( M.C. Nussbaum, Virtues,f.265, Filozofia politike; R.Malnes – K.Midgaard, kapitulli 21). Sigurisht se edhe nga ata që për momentin “përkrahin” diçka të ngjashme, do të përballeni me pyetje sikur më lartë ose “mos ndoshta veprimi i këtillë është në zbatim të obligimeve programore apo në respektim të dokumenteve juridikë të ASH”? Atyre që heshtën, nuk u pëlqen mos heshtja e të tjerëve, sidomos nga ata që kanë lënë shumë gjurmë të shkruara në veprimtarinë partiake e që do të shpalosen me radhë, gjithherë në respekt dhe për hir të anëtarësisë së gjerë partiake e cila duhet të jetë pjesëmarrëse në formimin e opinionit brenda cilës do parti politike. Vetëm kjo fuqizon nevojën për jetësimin e parimit të meritokracisë i cili, jo që nuk duhet të frikojë, por do të prodhojë mundësi dhe hapësirë të mjaftueshme për të shprehur mendimet e veta përmes diskutimeve të hapura brendapartiake.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.