“HIQ VETIN E VEN VETIN” Sallata politike e pa ndryshuar në 30 vite.

0

Shkruar  nga : Rita  Kalaj Shkurtaj

Ushqimi i servirur në tryezën politike përgjatë këtyre 30 viteve në Malësi te Madhe (e jo vetëm) i ka shndëruar malsorët gjenetikisht e menderish në qënje të dobëta,në karakter e në qëndrime aq sa shumë herë të ndihesh i turpëruar nga përfaqsimi me anë të tyre në publik e më gjërë,e më keq akoma kur kupton se nënshtrimi deri në skllaveri i malsoreve para tyre ka arritur limitin e fundit.
U bënë shumë vite që jemi të detyruar të shohim të njëjtat fytyra të ulur sa në një tryezë institucioni në tjetrën sikur këta individ të kishin aftësi të nivelit GINERS për ta drejtuar ardhmërinë e këtij vendi të cilën dita ditës me neglizhenceën tonë po e fundosin drejt humnerës së mohimit të identitetit,të lirisë deri edhe tjetërsimit të pasurisë së malsorëve si trashegimtarë të ligjshëm në truallin e vet.
Me shpresën e madhe se një dritë jeshile po ndizej me ndarjen administrative të 2015 -tës duke sjellë ndryshimet e mëdha aq shume të nevojshme që drejtimi i Malësise së Madhe të bjeri në duart e meritokracise,për fat të keq e pësuam edhe me keq.Pamë një luftë të ashpër politike aq sa kutitë e votimit u bënë shkak edhe i përplasjeve frontale mes individeve rival gjoja gardian të votës së lirë,për ta bërë sa më të shijshme sallatën politike që malsorët t’i ngopnin me egot e tyre subjektive. Falë një levizje të zgjuar të liderit të gjithë pushtetshëm (aso koke dhe të gjitha koherave) i cili vuri në ballë të asaj beteje një perfaqsues pa shumë zâ por mjaft i njohur si “I BIRI I T’MIRIT”, arriti të korrë suksese me premtime të rrejshme të cilat u vrane malsoreve të ndershëm edhe shpresat e fundit,të cilët besuan se burri lidhet për fjale.
Loja politike vuri në levizje shume shpejt dhe pa humbur kohë mekanizmin e rekrutimit të individeve rival në betejen politike të cilët për hire të një posti shiten veten familjet dhe elektoratin që i votbesoi duke hequr maskën,e treguar fytyren e tyre të vërtetë.
Kjo levizje e ulet peshoi në kurriz të fitimtareve të betejes politike të cilët të zhgënjyer u kthyen në robër pa zê ose sherbetor me meditje për të çuar uje në mullirin e familjes së SULLTANIT katolik të Malësisë së Madhe i cili e ka privatizuar dhe robëruar pushtetin vendor duke punsuar 2,3 deri edhe 6 punonjes administrate nga e njëjta familje.
Sa e dhimbshme kur kujtohesh se je pjese e këtij faji.
Kur kujton leximin e premtimeve te kesaj broshure (ne foto) për t’i bindur malsoret me besë,në emer të atyre individeve të pabese që vranë ëndrrat e femijëve tanë duke na detyruar t’i tretim rrugëve të botës.
Është pak të thuash se i urrej sa e madhe është keqardhja dhe trishtimi kur kujtohem se ata jane malsore.
Malsor që pasurohen në kurriz të malësorëve.
Malsor që shkelin mbi dinjitetin e malësorëve.
Malsor që gënjejnë në emër të malësorëve.
Malsor që abuzojne me nderin e malësorëve.
Malsor që përbaltin emrin e madh të Malësise së Madhe.
Meqe malsoret e ndershëm kanë ikur larg ose kanë rënë në gjumin litargjik dhe të zgjuarit janë të pakët në numer,ka vetëm një dritë shprese edhe pse ajo është çështje kohe.
Pushtetarët që kanë marrë peng Malësinë e Madhe janë qënje të vdekshme dhe shpagimi i mallkimit ndaj tyre është i sigurtë.
5 vite nga ai zhgënjim i madh politik.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.