KOPLIK 5 YJE “ZBRESIN“ NË TOKË PËR TI DHËNË SHKELQIMIN RESORT DELUX

0
560

Nga : G.Vuçaj

Nderrimi i viteve pa mëdyshje në M.Madhe dhe veçanarisht në qytetin e Koplikut vjen me një dhuratë të  bukur , me një  vlerë investimi në fushën Hoteliri –Turizmit. Në tërë këto vite  në mbarë Qarkun e Shkodres  ky investim sot shkelqën si meteor . Kësisojë sot zyrtarisht ka hapur dyert Resort DELUX.  Në përurimin e këtij investimi ishin krahas biznesit dhe qytetarve dashamires , edhe autoritet  më të Larta të Bashkisë M.Madhe , dhe të Qarkut  Shkoder , Të gjithë e uruan pronarin e DELUX , të ecët mbarë dhe Gezuar!!! Vërtetë  duket sikur në tokë kanë zbritur 5 yje nga qielli. Këto 5 yje sikur kanë dakordësuar mëndimin e tyre për të falur shkelqimin e tyre , këtij investimi realisht nga më madhorët jo vetëm në M.Madhe por në tërë Qarkun Shkodër . Ndaj për ti thënë gëzuar , për të trokitur gotat me Pellumbi , me njeriun investitor të këtij gjigandi turistik , kanë ardhur të gjithë koleg biznesi , qytetar të thjesht , të cilët i gëzohen një  investimi kaq madhështor  në qytetin e Koplikut , por edhe kreu i Bashkisë M.Madhe Tonin Marinaj i cili në fjalën e tij , gjatë këtij  inagurimi  u shpreh ; Ne duhet jo vetëm t’ju përgëzojmë për këtë investim , por të ndihemi krenarë tashmë një resort i tillë i jep vlerën e merituar  turizmit në gjithë M.Madhe.Ndersa Prefektja e Shkodrës  Majlinda Angoni , do e quante një portë e re e hapur për zhvillim turistik në M.Madhe dhe mbarë Qarkun Shkodër . Asnjë presje nuk do tu  hiqte këtyre fjalve kreu i Këshillit të Qarkut Ilmi  Lakti , madje ai ka shtuar se , realisht kërkojnë vëmëndje dhe respektim maksimal investitor , dhe investime të tilla , të  cilat na bëjnë nder të gjithëve . Ndërkohë që  i ftuar   në këtë ditë  feste  ka qënë  dhe Akademik Kadri Ujkaj , i cili  teksa ka qendruar përherë pranë  një grupi intelektualësh të spikatur , është ndalur dhe teksa ka qëndruar në krah të presidëntit  të resortit Delux , ka  theksuar   faktin , se tanimë  vlera të tilla investimi , nuk janë thjeshtë pronë e investitorit , por falë  mrekullisë së tyre kthehën në krenari për  të gjithë qytetarët e M.Madhe . Kësisojë kjo ditë inaguruese i këtij gjigandi të turizmit , teksa të gjithë kanë trokitur gotat e vërës  kanë uruar u bëfsh edhe  me “vllezër “ të tjerë o Resort Delux!!!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.