KF “DECIQI”: VLLAZNI EJA LUAJ NË STADIUMIN TONË

0
303

Është bërë e ditur se ekipi i Vllaznisë do të jetë i detyruar të luajë minimalisht ndeshjen e javes së 11 të superliges së futbollit Shqiptar, jashtë shtepisë së vetë edhe pse rradha i takon të luajnë në Shkoder. Kjo për arsyen e vetme se stadium “Loro Boriç” do te jete në një rikonstruksion të pjessëshem. Ndaj teksa Vllaznia ka menduar se ku mund të luajë takimet kalendarike brenda “shtëpisë”, ku si variante të mundeshme jane stadiumet e qyteteve Laç dhe Puke. Menjëherë ka ardhur ftesa për Shkodranët , ku presidenti i Kf DeçiqiiI qytetit të Tuzit, ka deklaruar se Tuzi i mirëpret Shkodranët të luajnë takimet si në shtepinë e tyre. Megjithëatë Vllaznia e ka falenderuar presidentin e Deciqit, por realisht ndeshja nuk mund te zhvillohet mbasi federate nuk lejon që nje ndeshje e kampionatit Shqiptar të transferohet në një shtet tjeter edhe pse qyteti i Tuzit është komunë Shqiptare në Mal të Zi.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.