PREKA I GJONIT, NGA SHITËSI I GËSHTENJAVE TEK RRJETI I SUPERMARKETIT “XHE-DIS”

0
1619

Tradita e maleve tona kërkonte që kur lindte djalë të gëzonin jo vetem familja, fisi e shoqëria, por dhe trarët e shtëpisë sikur qeshnin. Djali është shtylla e shtepisë dhe vertetë kështu pati ndodhur edhe në vitin 1975 kur në fshatin Kllogjen – Dushman, lindi Prëk Gjoni, djal dëshiri pas dy vajzave. Kësisoj Gjon Nikës, i lindi trashgimtari, të cilin e pagëzuan me emrin Prek. Këtu në mes të këtyre maleve, ku dhe rrëzet e diellit sikur janë me racion, veshtirsit e jetës, skamja dhe verfëria, të gjitha këto do të binin si një barrë e rëndë mbi shpatullat e njoma të Prek Gjon Nikës. Në moshen 14 vjeçare nuk mund të pajtohej me gjendjen e dobtë ekonomike të familjes, ndaj disi dhe pa deshirën e të atit, Preka do të jepte sinjalin e një dashurie dhe pasioni për tregtinë. Ndryshe nga bashkëmoshataret e tij, të cilet dilnin në masivet e geshtenjave, për të mbledhur geshtënja thjesht për të ngrën, Preka i pjekte në prush apo i ziente dhe mbasi i vargëzonte, dilte në rrugë në një kryqzim udhësh dhe shiste geshtënja. Parat e fituara i dhanë ndjesinë e punës dhe fitimit me djersë. Por kjo do të ishtë thjeshjt një indicie, ose e thënë ndryshe një provë gjenerale për tregtinë e neserme (nënkupto) të sotme. Më tej jeta do ta vinte në provë, duke emigruar thuajse në të gjitha vëndet europiane ku u derdhen mjaft shqiptar. Greqia, Italia, por edhe Anglia nuk e mbajtën pergjithmonë djaloshin Prëk Gjoni, jo se e larguan këto vënde, por u largua vet. Prindërit , motrat, pra familja kishte nevojë për shtyllen e shtepisë , dhe u kthye. Atë pervojë të fituar ne europë, at grusht para të fituar duhej ta vinte në funksion të jetës. Dhe ja u kujtua tregtia e geshtënjave. Ndaj erdhi këtu pikrisht në këtë lagje të qytetit Shkoder dhe hodhi themelet e një bisnesi të veshtirë….
Kështu pra nisi rrugëtimin e vet rrjeti i supermarketeve me emrin e bukur dhe sinjifikativ XHE-DIS. Ne u ndalëm më tej me rradhe në të gjitha këto njësi të këtij rrjeti famoz supermarketesh. Kudo rregull , displine , punë dhe mbi të gjitha klientel e pa munguar. Të gjithë edhe këtu flasin duke buzëqeshur fjalet më të mira për pronarin, këtë djalosh i cili është kerkues dhe puntor si për vete , ashtu edhe për të punësuarit prej tij….
Jemi ndalur edhe në një tjeter supermarket, pikërisht në këtë lagje të njohur të qytetit Shkoder, këtu do fliste për punën që kryehet jo vetem Prëka , por edhe financierja e firmes tham diku në hyrje të këtij porteti, kushtuar këtij djaloshi dhe bisnesit të tij, se atje ne Kllogjen- Dushman rrezja e diellit , ishte me racion, por ja që njeriut të mirë dhe vet zoti ia jep atë që i ka munguar. Prëka, ashtu siç diti të triumfojnë bindeshem mbi veshtersit e jetës, po kështu diti të ndertojnë edhe të hedhin themelet e shendosha te familjes së tij. Ajo që do të ishte krahu i djathtë i jetës , është Diella bashkëshortja, një diellë që me rrëzët e saja nuk djeg, por i dha energji pozitve Prëkes, familjes dhe fëmijve të tyrë, por dhe biznesit , këtë e thonë të dy si Preka , po kështu dhe Diella….
Rrugetimi ynë në mjediset e rrjetit te supermarketeve XHE–DIS ka vijuar edhe ketu në dalje të qytetit Shkoder edhe këtu mrrekullia e ketij suksesi që po vijon ky rrjet supermarketesh duket qartazi, këtë e thote serish në fjalen e tij, njëriu qe di vetem të ecë përpara…. Ky supermarket nuk do te jetë i fundit në Shkoder, por edhe me gjerë tanimë festa të tilla të çeljes së supermarketeve XHE-DIS, do mund të kemi mjaft shpejt kudo edhe ne qytet e tjera të veriut të Shqiperise….. E pra ky ështe Prëk Gjoni, njeriu i suksesit, njeriu që bëne histori biznesi…..

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.