Kampionati në Kroaci ka mbyllur javën e 12-të me Dinamo Zagreb që kryeson listën i ndjekur më pas nga Hajduku i Split. Shenja jo fortë pozitive në këtë fillim kampionati po tregon skuadra e Lokomotivës së Zagreb që renditet në vendin e 5-të, jashtë zonës për kupat europiane. Skuadra ku luan Myrto Uzuni dhe Enis Çokaj po ndalen nga barazimet duke mos dhënë të njejtën paraqitje si të një sezoni më parë. Megjithatë brenda ekipit nuk mungojë elementet që po bëjnë paraqitje mjaft të mira javë pas jave. Enis Çokaj është protagonist i formacionit të javës në Kroaci pas ndeshjes me Hajdukun e Split. Mesfushori i “Shpresave” na tregoi përgjatë 90 minutave në “Elbasan Arena” se Bushi ka në grup një djalosh mjaft të talentuar. Vlerësim i bërë ky edhe nga mediat kroate të cilat e kanë përfshirë në njëmbëdhjetëshen më të mirë mesfushorin shqiptar. Nga përshkrimi Enis Çokaj vlerësohet si një ndër dy lojtarët që vrapojnë më shumë në fushën e lojës. Në fakt nuk kishte si të justifikohej edhe ajo pikë e marrë nga barazimi i fundit me Hajdukun e vendit të dytë. Në rolin e një mesfushori shkatërrues, Çokaj i ka merituar plotësisht vlersimet e marra kohëve të fundit. Janë këto infarmacione që vijnë nga shtypi sportiv. Kështu talenti Çokaj i cili me siguri mjaftë shpejt do të bëhët pjesë e kombetares së madhe, po i shtohet bindëshëm listës se futbollistve malësor, ku krahas dy yjeve të kombetares Hysaj dhe Balaj, por edhe talentit Broja e mjaft të tjerve që po rriten ne fushat dhe akademit sportive të vëndëve të ndryshme të europes, po i japin emrin dhe krenarin e merituar treves së M.Madhe.