Këto lule përjetsisht kujtimin kanë qëndisur!

0
198

Nga:g.vucaj

KAM DESHIRË

-në këtë dite nderkombëtare të te drejtave të njeriut-

Oh sa kam deshirë

Të liroj duar të lidhura

Plot shpresë ti shikoj ata sy!

Kam deshirë të puth i lirë

Pa frikë kur takohemi ne të dy.

Kam dëshirë

Zogjtë të mos trëmbën

Të fluturojnë,

dhe të kendojnë këngën..!

MËNGJEZËVE

Zgjohem herët në mëngjeze

per ti thënë hënës rrugë të mbarë

Dhe diellit Mirëseerdhe….!

Në trotuare ndjejë hapin e fshesarëve

Në cep të një ditarje shoh fytyren e saj

Sikur më pyet:Per gjurmet e një nate më parë

Janë fshirë, apo dielli idogji nëvëd ti  thaj…?!

11 Dhjetor 2021

Se di se prej kah  më  ardhi vargu

Në ëndër flë për natë me mua

Në këto caste u ndjeva   poet

Po shkruaj në gurin e ftoht

Që ikja jote të çoj  së  largu

Kurr , kurr poezine dhe.. s’ma trete.

Më erdhi vargu nga  Dhimbja

E holla në fletët e këtyre luleve

E lexojnë  zgjët, ti redaktoje siç dije.

BUZQESHJEN E VESHA

E hodha mbi supe

Buzqeshjen

Si një Pelerinë

Që varrëmihësit lopaten mbështesin

Me Hënën u përshëndeta

I thash mos luaj me dashnit

ASto herë puthin jetën

E herë urrejnë vdekjen.

Buzqeshjen eVesha

Për të tretur trishtimin

Tek shtepia jote e përjetshme erdha

Për të humbur  harrimin

Memorial   te ngrejm per Kujtimin.

UNË DHE TI

Sot

5 muaj ikje

Nesër

5 muaj e një ditë pritje.

Pas nesër

5muaj një ditë e një… ikje…!

Unë dhe Ti

Në mes guri I ftoht

Që të rri tek koka

Nuk më flet , por se çfar thot

Nga i lëmuar  është  bërë  pupërrisur

Unë dhe ti …Një detë  me lot

Këto lule përjetsisht kujtimin kanë qëndisur.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.