GJURMET TONA, DELI BISHJA JETA E NJË 90 VJEÇARI NË TRE QYTETE

0

Qyteti i Lezhes përbëhet krysisht nga dy komunitete të mëdha, të cilat  sikur kanë  rivalizuar herë pas here  njëra – tjetren përsa  takon statistikave  të popullsisë, por  ndersa i  takon mardhënieve  në mes tyre  përherë kanë qënë model i bashkëjeteses  qytetare…Kësisoj Mirditoret  , dhe Malësoret  përherë i  kanë dhënë  kuptimin e duhur  zhvillimeve  në këtë qytet  dhe rrethinat e tij.Ne ishim këto ditë  në këtë qytet për të realizuar emisionin : “Gjurmet  Tona”…Dhe u ndalem në shtepin e një  malësori fisnik, plot dinjitet ,dhe krenari që është  një malësor tipik i fisëshem . Është fjala Per veteranin Deli Bishja, me të cilin biseduam   dhe mësuam rreth jetës së tij …Ishte  vertetë  një rrefim shpirti , një rrefim zëmre  i një 90 vjeçari i cili po hynë  në dekaden e fundit të një shekulli jete.Kësisoj  Deli Bishja   ka folur  për vitet e rinisë, ato vite   të vrullshme plot zjarr  dhe dashuri ,ku rinia aso kohe ishte promotori i zhvillimeve   dhe progresit , e natyrisht Deli Bishja qendronte në ball të punës   me rininë.Pas atyre  viteve  Pushteti i kohës  do e dergonte Deli Bishon   për të   dhënë kontributin e tij  në  qytetin e Rreshenit, ku  për  dy dekada punon dhe drejton me mjaft ndershmeri… Rikthimi serish  në  vëndlindje  , pra në Koplik  për të punuar   përsëri dhe këtu me pushtetin local  Deli Bishja  punon   me përkushtim deri sa  del në pënsion  , pikrisht  në  fillimet e  ndryshimeve demokratike . Pas gjithë këtij rrugëtimi  si drejtues i pushtetit local , Deli Bishja do i perkushtohej për  tridhjet  vite me rradhe  tashmë  organizatës së  vetëranve , fillimisht  në qytetin e Koplikut  e pas   në qytetin e Lezhes.Kudo Deli Bishja nderohet , respektohet dhe  vlersohet si njeri me tipare  burrërie të  veçanta  dhe për t’u admiruar nga shumëkush.Këtu në Lezhë  tregon Deli Bishja erdha   për dy arsye; E para se është një qytet ku   me mikpritën mrrekullisht , por edhe për hatrin e vajzave …. Nderkohë  që  biseden  sa herë  që ne duam ta mbydhim   Deli Bishja përseri   të  impnon ta pyesesh ,  bije fjala për ngarje të tilla historike dhe familjare , si Lufta e Koplikut …  Ish  ushtaraku Prekë Topalli i njohur edhe si krijues ,nga Amerika ku banon  ka shkruar një këngë     , poezi për Deli Bishon , të  cilën    e interpertoj tamam si aktore  vajza e Delis,  Sadije Lezaj… Kot nuk thonë  kush  ka vajza  boten ka . .. ndaj me këtë   këngë meriton të pershëndetet Deli  Bishja ….

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.