Sot isha ke qendra Shqipetare e ShenPalit ne Rochester Hills te Michiganit per te marre pjese ne promovimin e dy librave, romane me te reja; Tobelia e Penduar dhe Njeriu me Mjekerr te Thinjur, te intelektualit dhe shkrimtarit te shquar zotit, Fran Camaj.
Zoti, Fran Camaj i lindur nga toka e Malesise eshte shqiptar i letrave bashkekohore shqipetare qe renditet me shkrimtaret me te mire shqipetare te kohes se sotme.
Pata rastin te takohemi dhe perqafohemi e te bisedojme si vellai me vella me kete malesuar te ndershem, serioz e te ndergjegjshem i cili ka bindje te thella per kultivimin, ruajtjen dhe prezervimin e gjuhes, kultures, dokave dhe zakoneve tona ne troje tona te lashta. Prof. Fran Camaj eshte puntor i palodhshem i kauzes tone te perbashket dhe se shqiptaret e shquar e te zellshem si ky jane vertete nje kapar, prove e garancion per nje te ardhsheme te shendriteshme te Malesise se Madhe – dhe per nje bashkim gjithekombetar.
Zotit Camaj i uroj mbarevajtje, arrijtje e sukses per ta krye me ndere kete detyre te shtrenjte e te shenjte kombetare qe ia ka dedikua vetes.
Une Kole Gjeka Juncaj