Formimi i institucionëve shtetërore në favor të stabilitetit të Kosovës

0

Në sajë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura me 14 shkurt 2021, zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, formimin e  Qeverisë  dhe së fundi  me zgjedhjen e presidentës së Kosovës me 4 prill 2021, përfundimisht u formuan institucionet  shtetërore  që do të jenë në favor të qendrueshmërisë, stabilitetit  dhe zhvillimit të përgjithshëm të  qytetarëve  në Republikën e Kosovës

Nail  Draga

Nga zgjedhjet e pasluftës të mbajtura deri më tash në Kosovë, zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit janë të veçanta se për të parën herë një subjekt politik arriti të fitojë mbi 50% të votave të elektoratit votues, dukuri e panjohur deri më tash në skenën politike në Kosovë. Një rezultat i tillë ishte shprehje e vullnetit të sovranit, në sajë të zhgënjimit me qeverisjet e mëhershme për dy dekada nga subjektët tjera politike. Ishte kjo përgjigja popullore në mënyrë plebishitare ndaj atyre që keqpërdorën pushtetin për përfitime personale, partiake apo klanëve të ndryshme.

Nuk ka dilemë se një situatë e tillë depresive politike e shoqërore  për shumë vite ka ndikuar në vetëdijësim dhe ndërgjegjësim të qytetraëve për të ndryshuar gjendjen ekzistuese. Në këtë drejtim  kontribut kanë dhënë edhe mërgimtarët në botën e jashtme, të cilët kanë qenë mbeshtetje financiare e morale në mënyrë të vazhdueshme, por fatkeqësisht nuk janë vlerësuar sa e si duhet nga qeveritë e deritashme. Por rezultati plebishitar zgjedhor  në favor të LVV  do të ndikojë qe opozita të reflektojë dhe analizojë  shkakun e humbjës  së zgjedhjeve. Ata  nuk duhet ta kërkojnë  shkakun  te të tjerët por të vetja e tyre, se ku dhe si kanë gabuar.  Madje, do të ishte e logjikshme, që ata  për një kohë të heshtnin sepse ajo çka është shkatërruar e zhvlerësuar për dy dekada nuk mund të riparohet për disa muaj.

Vjosa më e votuara në Kosovë

Në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit 2021, subjektët politike pjesëmarrëse  nominuan publikisht edhe kandidatët për pozitat në institucionët qeverisëse në Kosovë, që ishte motiv nxitës për elektoratin votues për mbeshtetje në ditën e votimit. Kështu LVV si kandidat për kryeministër paralajmëroj Albin Kurtin, ndërsa Vjosa Osmanin për pozitën e presidentës së Kosovës, ku ngjashëm kanë vepruar edhe subjektët tjera pjesëmarrëse në zgjedhje.

Në saje të rrethanave politike e shoqërore këto vitëve të fundit, këto dy personalitete politike ishin magnet për mbeshtetje dhe votim nga qytetarët e Kosovës, si dhe nga mërgimtarët  kosovar në botën e jashtme. Dhe një mbështetje e tillë qytetare mori përmasat e referendumit popullor për të ndryshuar qeverisjen, që u dëshmu me mbeshtetjen e LVV me 438.355 vota apo 50.28%, ndërsa për Vjosa Osmanin votuan 300.788 votues, duke qenë deputetja më e votuar deri më tash nga paslufta  në Kosovë.

Në mungesë të ligjit për referendum dhe të zgjedhjes së presidentit drejtpërdrejtë nga qytetarët, mbeshtetja e kandidatës për presidente të znj.Vjosa Osmani, ishte votim plebishitar për këtë pozitë institucionale shtetërore.  Rrugëtimi  i deputetës Vjosa Osmani dhe mbeshtetja politike nga elektorati votues në kuadër të LDK nuk ishte rastësi sepse ajo edhe më herët është mbeshtetur nga qytetarët duke vlerësuar qendrimet dhe parimet e saja, duke u bërë model për të tjerët në skenën politike në Kosovë. Kështu  në sajë te  të dhënave  për vitët në votimet nga viti 2014-2021 del qartë se mbeshtetja nga elektorati është rritur dukshëm, duke qenë deputetja me e votuar në Kosovë.  Në vitin 2014  ajo ka fituar  39.912 vota, 2017 (64147 vota), 2019(176.016 vota) dhe së fundit  me 14 shkurt 2021 në kuadër të LVV (300.788 vota).

Por, ndonëse ishte votuar në mënyrë plebishitare dhe me mbeshtetje edhe nga ndërkombëtarët, çështja e zgjedhjës në kuvend nuk ishte e lehtë, sepse opozita kishte qendrime jo parimore, që nuk ishte në favor të respektimit të vullnetit të sovranit, por të interesave të ngushta personale dhe partiake.

Veprimi konstruktiv nga LDK-ja

Duke pasë qendrim partiak për të mos mbeshtetur Vjosa Osmanin kandidate për presidente nga ana e PDK-së dhe AAK-së, si mundësi kompromisi për mbeshtjen e presidentës ishte vetëm te LDK-ja, në të kundërtën pa kuorumin e domosdoshëm, vendi do të ishte në krizë me mundësi te shkuarjës në zgjedhje tjera parlamentare. Por, nga këto subjekte politike opozitare vetëm  LDK-ja është treguar me konstruktive(përveç tre deputetëve), duke marrë pjesë në votim dhe  siguruar korumin e nevojshëm. Me këtë veprim ata si dhe dy deputete (AAK e PDK) të cilat morën pjesë në votim, dëshmuan se janë  në favor të stabilitetit politik  të Kosovës dhe të parimeve demokratike, e jo të interesave partiake.

Mos prania në sallë  e deputetëve të PDK-së  dhe AAK-së në momentin e votimit  dëshmon se kemi të bëjmë me qendrime identike si  Lista Serbe, që nuk është në favor të  demokracisë parlamentare dhe të vullnetit të sovranit. Ndërsa deklaratat se kandidati për president duhet të jetë faktor unifikues, mbi partiak dhe të tjera ishin jo serioze dhe demagogji politike, duke harruar se si ishte zgjedhur presidenti i mëparshëm.

 

Presidenti të zgjidhet nga populli

Ndonëse zgjedhja e presidentit të Kosovës filloi me 3 prill, në mungesë të kuorumit, sepse morën pjesë në votim 79 deputët, mbledhja u ndërpre për të vazhduar ditën tjetër. Kështu me 4 prill 2021, për të respektuar kushtetutën u votu në ruandin e dytë ku përseri mungoj kuorumi, për të vazhduar mënjëherë në ruandin e tretë, ku ishte kuorumi i nevojshëm(82 vota) dhe me 71 vota për e 11 kundër, u zgjodh Vjosa Osmani  presidentja e Kosovës. Është kjo presidentja e gjashtë e Kosovës nga përfundimi i luftës pas vitit 1999. Kujtojmë së deri më tash presidentë të Kosovës kanë qenë Ibrahim Rugova, Fatmir Sejdiu, Behxhet Pacolli, Atifete Jahjaga, Hashim Thaçi dhe së fundit Vjosa Osmani.

Duke marrë parasysh se në zgjedhjen e presidentit të Kosovës në sajë të kushtetutës aktuale, paraqiten dilema dhe spekulime të mëdha, uroj që kjo formë e zgjedhjës të jetë e fundit, sepse në të ardhmën presidentin duhet ta zgjedhin qytetarët e Kosovës me votim të drejtpërdrejtë, si kudo në botën e qytetëruar.

Të ndryshohet kushtetuta

Në këtë aspekt, fillimisht duhet të inicohet procedura e ndryshimit të Kushtetës së Kosovës, nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, pra të gjithë së bashku pozitë e opozitë, që do të ishte në favor të demokracisë parlamentare. Pasi kemi të bëjmë me veprim demokratik besoj se një ide e tillë duhet të pranohet nga të gjithë deputetët të cilët kanë kapacitet demokratik.

Një veprim i tillë  do të eliminonte dilemat e politizimit të institucionit të presidentit, ku raste të tilla në Kosovë ka pasur vazhdimisht, ndërsa ky i fundit nuk ishte përjashtim. Vetëm zgjedhja nga populli, përkatësisht nga qytetarët do të eliminoheshin dilemat ekzistuese. Në këtë aspekt ekzistojnë shëmbuj praktikë në regjion, ndërsa në këtë aspekt përjashtim deri tash bëjnë Shqipëria dhe Kosova, por shpresoj se edhe këtu duhet të ndryshoj një qasje e tillë, që do të jetë në favor të qytetarëve dhe demokracisë parlamentare.

Qytetarët presin ndryshime

Me përfundimin e zgjedhjeve, konstituimin dhe formimin e institucionëve shetërore, qytetarët presin ndryshime në qeverisje ashtu siç është premtuar në fushatën parazgjedhore. Këtu mendohet në funskionimin e shtetit të së drejtës, punësim, shëndetësi, arsim, luftën kundër korrupcionit etj. Ndërsa në kuadër të ligjeve  të reja përparësi duhet të ketë ligji për votimin e mërgimtarëve në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në botën e jashtme. Vetëm në këtë formë do të respektoheshin mërgimtarët, kontributi dhe dinjiteti i tyre kombëtar e shoqëror.

Qeveria e re me kryemistër A.Kurtin do të gjindet para sfidave të ndryshme ku në aspektin ndërkombëtar  dialogu me Serbinë mbetën pjesë e agjendës politike, por me një qasje e program tjetër si partner në dialog, e jo inferior si deri më tash, që duhet të jetë në favor të Kosovës e qytetarëve të saj.

Duke marrë parasysh se kemi të bëjmë më çështje e në të cilën janë të kyçur faktorë ndërkombëtar, në këtë drejtim  duhet të ketë bashkëpunim ne mes pozitës dhe opozitës, sepse çështjet shtetërore janë të përbashkëta, andaj duhet të ekzistojë bashkëpunim pa hipoteka nga e kaluara, duke dëshmuar qendrueshmëri politike e ekonomike në favor të avancimit të   shtetësisë së Kosovës dhe të demokracisë parlamentare.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.