FILLIMI I MBARË GJYSMA E PUNËS… (Fjala e popullit ne kuvend)

0
428
Nga:Vebi Kurtaj

Ka pas’ thanë nji plak te na,
“Lepuri i madh në çubë të vogel”,
Ky malsor, pa fjale na la,
Lum Malsia që e ka n’voter !
Bash të lumtë goja, bre burr,
Dridhen “leqet” e “tribunës”,
Ka pas’ thanë nji plak dikur,
Fillimi i marë, gjysa e punës…
Hallall t’kjoftë, o “bajraktar”,
Me ty, shpresojm’ tek fitorja,
Per malsine, per herë te parë,
Ne kuvend “tundet” foltorja !
Sahati i hajrit kjoftë,
Tani “i”-së, t’i vihet “pika”,
Malsort, Zoti i bekoftë,
Suksese Ramadan Likaj !

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.