Nga : Musa Kurtulaj
Ky eshtë segmenti i parë rrugor i Lugines se Rrjollit me 5 fshatra në Malesi të Madhe. Janë 4 kilometrat e parë të sapoasfaltuar Gruemirë – Linaj – Egxh ! Kalojnë përmes një peisazhi gjelbërues të bukur natytor 200 – 300 meter mbi niveli e detit, herë – herë edhe në formë tuneli nen hijen e pyllit me gështenja ! Eshtë inevestimi i parë i 30 viteve të fundit për infrastrukturen që bëhet në këtë luginë ku 5 fshatrat e saj Linaj, Egxh, Lepurosh, Kurte dhe Rrjoll vazhdojnë të jenë të banuara ! Me këtë investim krijohen kushtet që në Luginën e Rrollit, e njohur për burimin e ujit të pijshen ndër më cilësorin në Europë, të fillojë të zhvillohet agroturizmi . Njerëzit e saj janë mjaft mikëprites ! Kushtet klimatike kanë favorizuar kultivimin e disa lloje pemesh si dhe gështenja vreshta, kultura bujqësore e tjerë. Gjithashtu ka prodhime të bollshme blegtorale dhe produkte të shumta të tyre ! Në të njejten kohë Lugina e Rrjollit shquan edhe për monumente te shumta natyrore por edhe historike, si pjese e deshmive të identitetit tonë kombëtar ! Dhe jo vetem kaq, por shumë e pasur me pyje të dendura ku “vallëzojnë” kafshë të egra dhe shpënd që i kanë foletë në majet e thepisura, që lartësohen pertej 1000 metrave mbi nivelin e detit! Eshtë një luginë që kthehet në një destinacion të ri turizmi gjithëvjetor ! E lehtë për tu shijuar, vetëm pas një udhëtimi jo më shumë se 30 minuta nga qyteti i Shkodres.Të shpresojmë së banorë të zones apo bizneset të fillojnë sa më parë ndërtimin e njesive të shërbimit turistik, ndersa Qeveria të marrin përsiper caktimin e fondit për ta rregulluar gjithë rrugen e Luginës së Rrjollit deri tek Pajat ku buron ujësjellësi, pasi Bashkia e Malësisë së Madhe e ka të pamundur ta përballojë fondin për këtë rrugë. Ajo i bëri 4 kilometrat e para, aq mundi aq bëri ! Tani deputetët, Prefektura Shkoder dhe institucionet tjera të levizin për t’ia shtuar këtë destinacion turistik gjithëvjetor Rajonit të Shkodres ! Do të ishte e pafalshme që të priteshin edhe 30 vite të tjera, për tu kujtuar për Luginen e Rrjollit ! Ajo nuk duhet të mbetet më e pazbuluar, domethenë e pashfrytëzuar !