DY INFO NGA KOMUNA E ULQINIT

0
1002

Në terësinë e veprimtarive ditore , kryetari i komunes së Ulqinit z. Nazif Cungu , gjithënjë e më shumë po tregon se po i kushton një vemëndje të posaçme , interesave të drejtëperdrejta të komunitetit . Ndaj ja se si tregon Ai vete në rrjetin social , rreth veprimtarive të dites : Sot pata nderin që të hap turneun ndërkombëtar të futbollit “Ulqini Open 2018” i cili është shndërruar tanimë në një traditë të bukur për komunën tonë . Ky turne organizohet nga OJQ “Sporti i Ulqinit” dhe i dhuron të pasionuarve të futbollit një atmosferë festive të sportit . Aktivitete të tilla jo vetëm që përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve tanë por edhe tërheqin vizitorë jashtë sezonit turistik veror . Qeveria aktuale e Komunës së Ulqinit ka sjellë një ndryshim për sa i përket mbështetjes së manifestimeve kulturore e sportive dhe në të ardhmen do ta shtoj përkrahjen për to .

NGA SPORTI TEK FERMERET

Sot isha në pazarin e Katërkollës ku u takova e bisedova me fermerë të krahinës së Anës së Malit . Prodhimet e tyre të freskëta e cilësore duhet të konsumohen nga të gjithë ne për të ndihmuar ekonominë bujqësore të Komunës së Ulqinit . I sigurova që tek administrata e Komunës do të gjenin edhe në të ardhmen një partner të qendrueshëm në përpjekjet e tyre për të shtuar prodhimin e për të gjetur treg … Ja pra ky është modeli i një drejtjuesi vendor , i cili nga fjalet shkon tek vepra . Dhe për të bërë realitet fjalet , natyrisht kërkohet , vetem një gjë , vullneti për të mbajtur fjalen . Këtë nuk e harron kryetari i komunes së UIqinit , ndaj dhe ky besim i fituar po tregohet më s’miri nga sondazhi i Revistes “Fjala”. Teksa në garen për kryetarin e Vitit në veriun e Shqiperisë , kryeson Ulqinaku Nazif Cungu.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.