Dritan Oneja,50 vjeçari nga Gjirokastra shet punimet artizanale në Shkodër

0

Dritan Onjea, është 50 vjeçari artizan që vjen nga Saranda në Shkodër për tetë vite me radhë për të shitur punimet e tij. 50 vjeçari është nga Gjirokastra por prej vitesh banon në Sarandë.

Ka zgjedhur Shkodrën në listën e qyteteve duke qenë se shkodranët janë të dashuruar pas artit dhe gjërave të bukura, tregon Onjea, i cili prej vitesh merr pjesë rregullisht në panairet që zhvillohen në Shkodër. Ky artizan me punimet që bën me gurët, guackat, koralet dhe të tjera është unik në llojin e tij.

50 vjeçari thotë se ka zgjedhur Shkodrës si një qytet artëdashës.

Unë vij nga Saranda në Shkodër për të tregtuar prodhimet tona të artizanatit që kemi. Ne punojmë me gurë dhe me guacka. ja vlen që të vish nga Saranda në Shkodër sepse Shkodra është artëdashëse. Këtu i njohin shumë mirë perlat, inxhitë, gurët. Unë merrem prej 18 vitesh me këtë punë dhe çdo gjë e bëjmë në çast, pra më të shumtën e gjërave ne i punojmë në çast kur vjen klienti. Kemi bazën materiale që i mbledhim në det por kemi edhe bazë materiale të gurëve që i marrim nga jashtë, gurë të papërpunuar dhe përpunuar.

Guackat i mbledhim në det, fillojmë që nga Velipoja dhe deri në Butrint. Unë kam përshembull byzylyk me nuse pashke që është e preferuar. Materialet në det i mbledhim bashkë me punëtorët pastaj ne i përpunojmë dhe punojmë me dyer të mbyllura. Pas shiut kur ka furtunë dhe kur deti ka dallgë guackat dalin në breg dhe ne e ruajmë atë moment dhe i mbledhim. Procesi është i vështirë se bëhet fjalë përgjithë vijën bregdetare të Shqipërisë dhe përveç mbledhjes së tyre duhen ;arë, duhen tharë dhe më pas duhen prerë e përpunuar dhe natyrshëm që nuk është e lehtë. Kam bërë karficë, bëj varëse me guacka , bëj çanta me guacka apo kafshë me guacka dhe shumë gjëra të tjera“, tha ai.

 

Përpara viteve ’90 Dritan Onjea ka qenë një agronom i thjeshtë por ndryshimet drastike me rënien e sistemit monist bënë që 50 vjeçari të mësojë nga prindërit dhe gjyshërit artizanatin dhe ta ushtrojë gradualisht atë duke u bërë sot ndër më të pëlqyerit.

Unë më përpara kam qenë agronom dhe pas viteve ’90 kalova në artizan sepse e kemi si trashëgimi sepse është marrë mamaja, gjyshja, babai është marrë me punimin e drurit. Unë fillova pak nga pak me guacka dhe më pas me bizhutë, me perlat, me gurët, qeramikën e të tjera. Profesionin e agronomit nuk e ushtroj më dhe jam shumë mirë me këtë punën por gjatë pandemisë nuk ecëm mirë. Nga agronom në artizan është një ndryshim i fortë në jetën time por me këtë punë jetoj dhe jam mësuar tashmë dhe mund të them se e kam harruar profesionin e vjetër të agronomit. Artizanati më pëlqen dhe do e vijoj besoj deri në fund të jetës time ashtu siç edhe me qytetin e Shkodrës jam dashuruar dhe nuk do e lë asnjëherë”, u shpreh ai.

Punimet e Dritanit dhe familjes së tij që janë të angazhuar tek artizanati janë të veçanta.

Perlat, guackat që nxjerr deti pas stuhive dhe që duhen mbledhur në rërë, gurët, koralet baza e të cilës vjen nga Maroku, qeramika apo inxhitë tradiacionale janë produktet e veçanta që sjell familja Onjea.

Perlat i nxjerrim po nga guackat apo edhe varëset janë të veçanta sepse çlirojnë energji pozitive dhe të sjellin fat, për supersticiozët që besojnë tek fati i gurëve. Varëset i bëj edhe me rrip ose zinxhirë, si ti dojë klienti. Pastaj kemi punimet e drurit që po ashtu janë të bukura, koralet që janë të madhësive dhe ngjyrave të ndryshme. Kam disatë gatshme sa për formë por i bëj edhe si i do klienti. Kam kërmill që e kam bërë si ndriçues, pra e kemi përpunuar dhe është diçka e veçantë sepse në vend të një llampe të vogël vendos kërmillin ndriçues dhe është kërmill i detit tonë. Kemi gjëra të veçanta sepse unë një gjë dy herë nuk e bëj dot njësoj dhe prodhimet që kam janë unike.

Kemi pastaj inxhitë që dikur gjyshet tona i kanë patur trashëgimi dhe i kanë patur në pajë kur bëheshin nuse. Sot ne këto inxhi i bëjmë prap dhe janë tradicionale. Shkodra, Korça dhe Gjirokastra i njohin shumë. janë të kërkuara kryesisht nga zonjat mbi 50 vjeçe që vijnë dhe i kërkojnë sepse i kanë patur dikur në paj dhe si kanë më ndaj bëhen nostaligjike dhe u pëlqejnë dhe vijnë dhe i marrin shpesh. Vajzat e reja më pak, ata janë tek gurët më shumë. Kemi edhe qeramikën që e përgatisim. Kokën e qeramikës e kemi dhe më pas klientin e bën vetë varësen duke zgjedhur modelin që ka dëshirë. Edhe materiale të tjera që dikush mund t’i cilësojë si mbetje ne nuk i hedhim por përkundrazi me to bëjmë varëse dhe byzylykë që dalin shumë të bukura”.

Më shumë artizani gjirokastrit që jeton në Sarandë dhe vjen e shet në Shkodër thotë se më të pëlqyerat nga punimet e tij janë punimet me gurë ndërsa qytetet ku blejnë më shumë janë Shkodra, Tirana, Korça, Gjirokastra dhe Berati.

Më shumë shesim gurët që pëlqehen nga vajzat e reja kurse zonjat marrin inxhitë. Ne shëtisim në gjithë Shqipërinë por më shumë qëndroj në Shkodër. Të them të drejtën më shumë shitje kemi në qytete si Shkodra, Tirana dhe më pas janë Korça, Gjirokastra apo Berati. Në qytetet e tjera ka më pak shitje të këtyre materialeve të artizanatit që bëj unë duke përjashtuar Sarandën por vetëm gjatë verës ndërsa në Shkodër shitjet janë në dimër dhe në verë”.

Ky vit ka qenë i vështirë për artizanët për shkak të pandemisë dhe për pasojë mungesës së turistëve duke bërë që shitjet të jenë shumë më të pakta. Kjo ka detyruar artizanët që të ulin ndjeshëm çmimet ndërsa shteti nuk i ka dhënë asnjë ndihmë.Ka qenë vit i vështirë sepse ne kemi të bëjmë direkt me turizimin dhe shitjet kanë qenë sa për të mbijetuar. Na ka dëmtuar shumë dhe e vetmja mundësi për ne kanë qenë këto panairet dhe këtu në Shkodër qëndroj më gjatë dhe ky është viti i 8-të që unë vij dhe madje jam edhe anëtar i shoqatës së artizanëve të Shkodrës. Sa herë që ka panair në Shkodër unë jam këtu. Shkodra është një qytet artëdashës sepse ne kemi gjëra që i bëjmë vetë me dorë unë djali dhe nusja ime ndaj edhe këtu dijnë t’i vlerësojnë. Ia kam trashëguar edhe fëmijëve dhe e shoh që djalim im ka dëshirë që të merret me artizanatin. Edhe ai ka idetë e veta kur bën modele apo punë të ndryshme.

Nuse pashkë, unazë dhe guackë përshembull është një ide e tij dhe është një punim që të them të drejtën ka ecur. Nëse rrugët hapen plotësisht natyrshëm që kjo punë ia vlen , përndryshe do jetë shumë vështirë. Gjatë vitit pandemik ne i kemi ulur shumë çmimet sepse nuk kishim një rrugë tjetër. I kemi ulur çmimet që të mos falimentojmë fare. Kur janë çmimet e ulura njerëzit vijnë për të blerë dhe duket sikur punojmë por në fakt fitimi është shumë i ulët për ne por nuk kemi rrugë tjetër, shtrijmë këmbët sa kemi jorganin. Ne jemi direkt me turizmin dhe shteti do të duhet që të na kishte ndihmuar. Normalisht që ne e kemi punën më shumë të lidhur me turistët e huaj dhe duke qenë se rrugët kanë qenë të mbyllura deri tani është dashur që të ketë një lloj ndihme edhe për ne. Nëse do na kishte ndihmuar shteti do të ishte një gjë shumë e mirë për ne por është gjë që nuk është arritur.

Dritan Onjea ia ka mësuar artizanatin edhe djalit të tij 14 vjeçar ndërsa e ndihmon edhe bashkëshortja në punën që bëjnë duke zbukuruar panairet kudo që shkojnë si dhe duke mundësuar të gjithëve atyre që blejnë punime tërësisht shqiptare dhe një pjesë tradicionale të cilat kanë një tendencë drejt zhdukjes./CNA.al

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.