Se, përse “bunkerizohen” kaq shumë infarmacionet rreth punës së drejtorive të Arsimit Rajonal , dhe në rastin konkret dhe në M,Madhe, Se perse nuk tregohet një frymë bashkpunimi me pushtetin vëndor , kjo në funkasion të përmisimit të punës në arsim? Përghjigjen e kesaj pyetje do të mundet ta japin instucionet e informimit në DRAP lezhe.Gjatë ditëve të para të kësaj jave bëhet e ditur se drejtori i DRAP Lezhë z.Hasan Muça, bëri një vizitë pune në ZVAP Malësi e Madhe. Gjatë qëndrimit aty ai bëri disa vizita në shkollat e kësaj ZVAP për të parë nga afër përkushtimin dhe punën e mësuesve dhe nxënësve, si dhe cilësinë e shërbimit arsimor në ato shkolla. Gjithashtu drejtori Han Muça mori pjesë dhe në analizën e Maturës Shtetërore ku ishin të pranishëm mësues, nxënës, drejtuesit e institucioneve shkollore të kësaj ZVAP -je si dhe përfaqësues të këshillit të prinderve takim drejtori Muça foli për prioritetet e institucionit që ai drejton, dhe cilësoi që bashkëpunimi dhe mbështetja do jenë garancia më e mirë për të siguruar cilësi në në të gjithë institucionet shkollore. Nderkohe drejtuesit e institucioneve shkollore duke falenderuar drejtorin për mbështetjen, garantuan për një bashëpunim dhe punë cilësore në të gjithë institucionet ku drejtojnë. Ajo që ka rënë në sy gjatë kësaj vizite pune i drejtorit të ri të DRAP Lezhë ka qënë mos prania e perfaqësuesve të pushtetit vendor, ç lë shumë për të dyshuar në një ngurrtëdsim mardheniesh në mes Bashkisë M.madhe , dhe zyres vëndore të arsimit, po kështu dhe bukerizimi I infarmacionit rreth këtyre takimeve nuk kanë lenë një shije të mire nga ana e Drejtorisë Rajonale të Arsimit Para Universitarë. Ajo që duhet cituar është fakti se drejtori i më parshëm z, Bardhok Puulaj kishte një tjetër gjuhë bashkpunimi instucional qoftë me Bashkinë , apo dhe mediat .