Do m’i gjesh, buzët e pashijuara, si qershi të pangrëna

0
VIOLETA KADRIU    –  Të  nderuar lexues të  revistës “Fjala”  sot  për  shijen  tonë, dhe tuajen përzgjodhëm  një cikël me poezi  të njëres prej poreteve, më  brilante  ngaPodujeva  e bukur dhe historike e kosoves sonë kreshnike. Tek kjo poete duket se janë  mbledhur   gjitha  bukuritë , ajo fizike , ajo shpirtërore, ç’ka  duket qartazi në vargjet e saja poetike.- Redaksia e revistës  “Fjala ” i uron   suksese  poetës!
TI  Mund të jetë një imazh i 1 person dhe ambiente të brendshme
A mos je engjëll, hyjni apo zanë,
a qipariz i blertë, më njomështaku në pyll,
a ndoshta je diell, apo e kuqrreme hanë,
apo n’ galaktikën qiellore , më i ndritshmi yll?!
A ndoshta je gurrë, që asnjëherë nuk ngrihet,
a lum më i rrjedhshëm,që rrjedh në shkretëtirë,
a dritë parajse, prej së cilës s’ mund të fshihet,
a aromë zymbyli, parfumi më të mirë?!
A mos je sirenë e artë, më e bukura në det,
a plazhi më i bukur, me më të imtën rërë,
a muzë e lazdruar, që s’ lë të fle asnjë poet,
apo në pajë të nuses,më depërtuesja gjilpërë?!
A je tingull i ëmbël fyelli,që ndihet në çdo mal,
a melodi kitare, që fle në çdo serenatë,
a ngrohtësi behari,që u thotë ngricave”ndal”,
a puhizë verore, që më deh çdo ditë e natë?!
A lulja më e bukur,që e para i qeshet beharit,
a zë i mallshëm bilbili,që ndihet në çdo stinë,
a reflektim ylberi, që i qeshet borës e barit,
pëllumbeshë, shqiponjë, a ndoshta gjeraqinë?!
Më duket se je fjalë, më kuqloshe lirie,
e cila përulë shkëlqimin e çdo madhështie.
TË GJITHA NGA UNË DIKUND DO T’ I GJESH  Mund të jetë një imazh i 1 person dhe ambiente të brendshme
Fjalët, drejtuar ty, të pathëna,
në çdo varg poezie time,të thurura me fije ari, do m’ i gjesh,
buzët e pashijuara, si qershi të pangrëna,
në kopertina librash, të brumosura do t’ i kesh!
Gjellët e mia, të pashijuara,
në sofra të pashtruara, në livadhe me lule, ku lodrojnë qengjat,do i shijosh,
epshet e tuaja, në ëndrra të pranguara,
nën hije të blirëve, ku rrinim, do i shfrenosh!
Parfumet e aromën e trupit,që ma doje,
në çdo vend, rrugé nga kaluam do t’ i ndjesh,
këngët, me tekste dashurish të dëlira,
në krahët e çdo puhizë ere tek hapëron, do t’ i kesh!
Shkëlqimin e syve të mi,që të shpoi,
në çdo vezullimë mëngjesor, do e shikosh,
dorën,që sa e sa herë të përkëdheli e ledhatoi,
nuk do të mundesh kurrë, në asnjë fantazi tënden ta harrosh!
FEMRA ME TË KUQEPërshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Femra me të kuqe,
më e ëmbla burbuqe,
buzën si zambak,
lum kush e ka hak!
Femra me të bardha,
e njomësht si dardha,
të gjithë e kanë lakmi,
për syrin si ulli!
Femra me të verdhë,
bletë që n’ koshere nektar derdh,
me aromë zymbyli,
zëëmbël si bylbyli!
Femra me rroba kafe,
është e pakët në llafe,
ecjen lozonjare,
përngjan në sheqerpare!
Femra në të zezë,
zemrat prush na i ndezé,
me bukuri të verbon,
lë nam ngado që shkon!
Femra me të arta,
të shpon me shikime të zjarrta,
lum ai që i zë pritën,
me butësi ia shpejton rritën!
Femra me ngjyrë rozë,
dhe Arshin me mirësi pudrosë,
shpirtin margaritar,
lum ai qé e arrin i parë!
Femra me të hirtë,
ka aromë të blirtë,
libër,laps mban në dorë,
dijen në kokë kurorë!
Femra me jeshile,
si manare me zile,
faqet mollë e ftua,
thonë: Dashtë Zoti të jetë për mua!
Lum nana që i rriti,
lum babai që i ndriti,
t’ i shikosh,rrezojnë yje fare,
gushat si gastare!
Gjithë kéto femralule ngjyra- ngjyra,
në Shqiptari i rritë natyra,
dashurojini me shpirt,pa skaj,
nëse doni t’ i keni pastaj!
ISHTE VERË, MUAJI GUSHT  Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "23:37 Done Edit More"
Ishte verë, ishte gusht,
né park prané lulekaçeje u zumë ngusht,
u zunë ngusht dy palé buzét tona,
gjerérsa e serenadave na ngjizi jehona!
Verë e nxehtë, bénte shumé vapë,
” Né dashuri- mé the- qenke e prapë,
në shikim të paré në dashuri ramé,
dhe mé kurrë, jo, s’ u ndamë!
Ishte gusht, nganjëheré dhe me shi,
kur ne té dy ramé né dashuri,
atë verë hana me yje u hutuan,
dhe shikimin nga dielli shpesh larguan!
Më mbyllej dera, nga dritarja béja t’ kërceja,
s’ dija rrugën më
në shtëpi të ktheja,
mbyllej dera, hapej porta,
në zemrën time qindra aorta!
S’ munde, s’ munda të t’ themë ” jo”,
shpirti pëshpëriste veç fjalën” po”,
patëm nganjëherë dhe ne shtrëngata,
i errësoi dita, i treti nata.
Ishte verë, muaji gusht,
duart tona t’ lidhura grusht!
DITËLINDJE E PËRVUAJTUR 
( 31 MAJ 2022)
Sot ditëlindjen biri i vetëm e ka,
malli e largësia zemrën në dyshe ma ka nda,
ah, sikur ta dije , sa po vuaj sot, o i vetmi biri im,
vetëm të mund të kisha krahë të të dhuroja një urim me përqafim!
Kjo ditë kur ke lindur, sikur ta dije biri im,
sa më ka sjellë lumturi, shpresë jete e gëzim,
me shumë emra të emërova, më i çmuari gur safir,
më së miri të ndenji emri shqiptar ” MARTIR”!
Nxej sot o diell, shëndrit më shumë, moj hanë,
sot 21 vjet më parë më lindi djalë, që më thërret”MAMË”, ” NANË”,
fluturoni pëllumba përtej këtyre telave me gjemba, fluturoni,
e në vend timin birin tim të vetëm fort ma përqafoni!
Sot 21 vjet më parë, dy motra të ëmbla u bënë me vëlla,
pastaj erdhi n’ jetë motrushja më e vogël,që po me të njëjtën ngrohtësi e krenari të pa,
në këtë datë zemrës së nanës i lindi një yll,
NGA YLLSIA JOTE, BIRI IM, U BËFTË ME FËMIJË NJË PYLL!
NËSE S” MË DO TANI…! Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme
Nëse s” më do tani
kur ndjehem e lënduar,
kur ndjehem zemërthyer
e me shpirt përvëluar
kurrë më mos guxo
të më thuash se m” ke dashtë!
Nëse s” më do tani
kur nuk kam asgjë,
kur tingujtë e këngës sime
nuk lëshojnë më zë,
kurrë mos guxo të ma përmendësh
çfarë përjetuam bashkë!
Nëse më lë tani
kur fati më ka lënë,
kur pikëllim e mërzi e çmendur
frymën ma kanë zënë,
shpalose urrejtjen time për ty
le të më dalë mbi asht!
Nëse më përbuz tani
kur veten s” po e dua,
kur jeta dhe vdekja
po lozin valle mbi mua,
çrrënjose dhe kujtimin
se dikur jemi dashtë!
Mos u thuaj “Lamtumirë”
njerëzve që na duan,
mos u thuaj “Lamtumirë”
as yjeve që na ndriçuan,
por, thuaju atyre
që fatin na shëmtuan!
Thuaju, thuaju ‘Lamtumirë”
e mallkoji fort,
atyre që hodhën akull
mbi dashurinë tonë të ngrohtë!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.