GRUAJA E VIRTYTSHME SHQIPTARE

0
171
Eva është nëna e mbarë njerëzimit pra edhe siç quhet ndryshe “Fryma e Jetës”.
Kronologjitë e herë pas’hershme pasojnë njëra- tjetrën në ndryshimet epokale si dhe formimin e personalitetit femërorë. Fetë dhe shkenca janë në dakordësi me njëra- tjetrën se nga brinja e Adamit u krijua Eva për të qënë edhe bashkëshortja e tij. Kështu që një botë u krijua e kaloi etapa të ndryshme ndërsa “Gruaja” ka vazhduar gjithnjë shtegtimin e saj dhe betejat për jetën. Shekujt kaluan njëri pas tjetrit dhe gruaja tregoi zgjuarsi, maturi e përkujdesje deri në persosmëri.Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Gjyshet e stërgjyshet dhe nënat tona, padyshim janë shëmbëlltyrat më të mira për ne, nisur nga sjelljet e tyre ndaj nesh por dhe të gjithë atyre që na rrethojnë.
Gruaja e dëshmoi vetveten si njëra nga shtyllat kryesore të shoqërisë dhe forca e saj e ka zanafillën thellë në traditën shqiptare, pasi luajti role mjaft të rëndësishme si nënë, mësuese, edukatore, grua, dhe duke i shtrirë në çdo aspekt të jetës, me shumë impakt e kreativitet plot vlerë dhe energji duke vënë veten përballë pengesave të shumta e madje, edhe rrezikut për jetën.
Gruaja shqiptare kaloi në gjithë sferat e historisë, madje qe dhe mbetet pjesa e rëndësishme e zhvillimeve të mëdha.
Padyshim historikisht për ato në asnjë çast nuk kishte hapa pas, ndaj dhe ishin frymëzim, pasi pjesëmarrja e tyre në gjithë llojet e aktiviteteve aq sa mund ta quash të drejtë aq është edhe domosdoshëri.
Në kohë të hershme e drejta zakonore e mbronte figurën e gruas të pastër si biluri.
Jo rrallë gruaja shqiptare bënte punë të rënda shtëpie, apo punonte në procese të ndryshme në bujqësi a blegtori, gjithashtu pa lënë mënjanë furnizimin me dru për t’u ngrohur në stinë dimri apo gjethin e dushkut nga pylli si ushqim për bagëtinë, apo pjekjen e furrave të gëlqeres pasi pa to nuk ndërtoheshin dot shtëpi e kulla, apo nxjerrjen e transportin e lëndëve drusore përkrah burrave të shtëpisë ose bashkëshortit në raste të veçanta. Ato kanë qënë shumë të dobishme në mbrojtje të kullave apo pregatitjen e ushqimeve për familjen por dhe në raste të veçanta kur dikush nga familja ishte kaçak kundër sundimit apo ndonjë i afërm, se ushqimi duhej ngarkuar në kosh i cili ndërtohej me thupra shelgji e t’ua shpinin në shpellat ku ata ishin strehuar. Kjo ecuri ka qënë një zingjir i pashkëputur dhe pambarimisht nga mbarë gratë shqiptare përgjatë shekujve deri në mbarimin e Luftës Dytë Botërore.
Karakteri i gruas shqiptare ishte i armatosur plot virtyte të larta hyjnore pasi ajo edhe e “ç’veshur dhe e zbathur” sfidonte motmotet.
Ishte vetë femra shqiptare që përkujdesej me aq përkushtim deri në detaje për çdo veprim pasi ishte ajo e para që dilte që pa’zbardhur dhe kontrollonte rreth e qark kullës në mos ndonjë kaçak apo tjetër keq- bërës priste që ndonjë mashkull shtëpie do dilte i pari dhe kushedi seç çudi mund të ndodhte.Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Ndërsa dalja e femrës ‘pastronte pritë’ pasi Kanuni mbronte femrën nga cënimi i kujtdo.
Ishte forca e karakterit të saj që gruaja i parapriu ndër shekuj, ndaj tek ajo qe mbjellë si me parmendë, forca, bujaria, zgjuarsia natyrale, trimëria njerëzore me shpirtin e çeliktë, vullnet, dëshirë e mbi të gjitha tek gruaja mbizotëronte besimi në Zot dhe nderi e dashuria për familjen e të afërmit.
Gradualisht pas Luftës Dytë Botërore një erë e re filloi të frynte edhe për gruan shqiptare të cilën e gjeti kokë e këmbë të veshur me kostumin e virtyteve dhe vlerave të larta njerëzore. Modernizmi në ide e koncept ia behu me kohën. Në parim gruaja shqiptare mbeti ajo edukatorja dhe amvisa tradicionale, sërish më e reformuar. Thonë se pemën e pjek koha, por edhe njeriun e formon dhe transformon efekti kohë pasi e zhvillon dhe jep mësime të reja dhe gërsheton kohë e hapësirë.
Historikisht gruaja shqiptare njohu emancipimin. Teuta, gruaja mbretëreshë e Ilirisë, mbetet ikona e përjetshme e lashtësisë, dhe është krenari për çdo grua shqiptare.
Po Nora e Kelmendit a Shota e Galicës a nuk janë krenari që na shoqëron jo vetëm gruan shqiptare por gjithë Kombin.
Shembujt i kemi ende me gjakun e freskët, pra qindra gra e vajza shqiptare u flijuan në luftën e fundit për çlirimin e Kosovës pa shfaqur pikën e mëdyshjes dhe janë udhërrëfyeset tona se si mbrohet nderi e vatani, si mbrohen trojet etnike pa menduar kurrë mbi paragjykimet sidomos kur gjendesh para sfidave, kohë kur kjo shërben për të trajtuar probleme të ndryshme që koha mund të sjellë. Kështu që gruaja shqiptare është figura që frymëzon në kuptimin e vendosmërisë për të çuar përpara reformat.Mund të jetë një imazh i 1 person
Kohërat moderne e gjetën gruan shqiptare një nënë të jashtëzakonshme, bashkëshorte e zonja, amvisë e mrekullueshme, me gjithë arsenalin e mrekullive të virtytshme.
Ç’kërkojnë zhytësit e thellësive.?! Perlat për t’i sjellë mbi dhe.
Gruaja shqiptare e tillë është në gjithë formësimin e saj, ndaj treguan aftësi për të përqafuar ndryshimet që sollën epokat e duke bërë gjithmonë sfida vështirësive e duke shfaqur personalitetin e tyre interesant përmes frymës së bashkë- punimit me siguri duke ruajtur parimet e vlerat njerëzore me bazë familjen.
Kështu treguan e vazhdojnë kësi soji të tregojnë se sa të forta janë kolonat që konsoliduan zhvillimet epokale të kësaj gjinie e duke dëshmuar kështu se gruaja ka qënë dhe mbetet shtyllë e fuqishme dhe e domosdoshme e ndërtimit të shoqërisë njerëzore. Ato u arsimuan dhe edukuan me trendin e kohës duke prodhuar rezultate me intelektin e tyre të mrekullueshëm deri në përsoje, dhe përcjellin frymë progresi e gjitha mbështjellë në një tis sigurie ku e shfaqin me karakterin e tyre dhe dëshmojnë se janë pjesë e fuqishme e ndërtimit të historisë, dhe kjo përcepton se gruaja shqiptare din t’i bëjë vend vetes.
Gruaja shqiptare ka bukuritë e saj në aparencë por, faktet kanë treguar edhe për gjithë bukuritë shpirtërore plot maturi.
Gruan e gjen në arsim, kulturë, shëndetësi, administratën shtetërore e private, sipërmarrëse e drejtuese në pushtet vendorë a qendrorë, deputete a ministre apo diplomate qoftë ajo. Pra nuk ia shton vlerat veçse vetvetes por, edhe mëmëdheut e kombit.
Aftësitë e tyre spikaten që në moshë të re, pasi një pjesë e mirë kanë dëshmuar ekselencë në Universitetet më të mira Europiane apo Botërore, apo veçse sa mbjellin shpresë dhe optimizëm dhe gruaja shqiptare gëzon me meritokraci pothuajse në gjithpërfshirje pa dashur t’ju hyjmë të dhënave statistikore.
Rrethanat formësojnë jetën fuqishëm, janë të vetëdijësuara se realiteti nuk ndryshon njëherësh, ama në fund të fundit kërkojnë të kenë arritur çdo gjë që kanë mundur të bëjnë dhe kjo nuk është vetëm zgjedhje por dhe personalitet, ndaj nuk është vetëm interesante por dhe e vlefshme. Kështu që janë të destinuara të vazhdojnë dhe të shpresojnë në realizimin e projekteve të nisura.Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Kam dëgjuar të thonë se gratë shohin afër, prandaj ato kuptojnë shumë shpejt, ndaj ato nuk e lëshojnë punën e tyre në dorë të të tjerëve dhe tregon ku do arrijë, e në fakt ku është gruaja aty ka më shumë punë sepse njeh detajet prandaj quhet forcë e madhe por janë dhe kapacitete, indikatori matës është inkurajimi me vetveten.
Gjithashtu sfidat janë të pafundme.
Ama për çdo grua them se ka një pikë referuese pra një frymëzim a pishtarë në sferat e jetës dhe çmon momentet e duhura për ta marrë një vendim të veçantë.
Gruaja shqiptare është e fortë dhe ndaj përfshihet në tërë proceset, negociatat e reformat e ju bën sfidë falë emancipimit tyre, shndërrohet në faktorë për rritje pjesëmarrjeje në politika të ndryshme punësimi, shkollimi, etj.
Gruaja shqiptare ka qënë, është e mbetet shembëlltyra më e mirë e kësaj gjinie, ndaj meritojnë respektin e mirënjohjen e mbarë njerëzimit.
Krenare për rracën shqiptare.
Botuar në Revisten Pena e Artë.Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.