-Cikel me poezi nga: Gëzim Vuçaj
THUAJE NJË FJALE
Në një kohë I ptën thënë
Një burri të moçëm na e thuj një fjalë
O burri I dheut, se ka nevojë ky vend
o paç me thënë, po kujt me ia thënë!
Po thuaje o burr!
E thash , e thash po ju se degjoni
O njerzit e mi , o sot o kurr….
Duhën prijsa që fjalët e plakut ti mësoni…
GRINDJE
Aq fortë grindej era me lisat e gjatë
Sa harroj gjuhen e vjetër që ajo di
Ujku errësirë do, ulërintë këtë nate
Ti grindëshe me vetmin, në at largësi.
Deti grindej keqas me valet e tij
Shkëmbinjet krenar rrahnin gjoksin
Sa shumë valë jan thyer, po kaq dhe dashuri!
Hëna grindej me rrëzët e saja tërë inat
Iu kanë parë duke u puthur nënë hijen e tyre
Iu kam ruajtur , s’ju kam paditur, se hëna se ka zanat.
Shiu grindej me qiellin fortë, pa mëshnirë
Perse o qiell më leshove kur ata të dy u ndanë
Lotët e tyre në zëmër tani më kanë mbirë
U lagën sytë e tyre u lagën, një herë s’thanë.
SHKODER MALLI IM JE …
Shkodër , sa m’ka marr malli më t’pa
Ti shoh rrugët më njerzit e saj
Po vjën dita e luleve, o bukuri n’këtë dynja
A do tjemi të lirë në këto ditë Maj?!
Shkodër syt janë të etur për me t’pa
Tek perqafohen njerzit, ashtu siç dijne shkodranisht
Tek dugajt e reja me ujin tan faqet du me i la
Pastaj një kafe me shoket me I pi tek rrozafa tangardhekisht.
Shkodra ime malli im ishe , je dhe do jesh
Se malli per ty më merr edhe kur të kam
Të kem mall per shkodren më qënka bërë ves
Nzatyrisht më këtë mall I vëtëm nuk jam..
TEK KRYQËZIMI
Vëtëm kalon rrugës, dhe më veshtron
Ikën pa thëne asnjë fjale, dhe ndezë një zjarr
Në ballin ënderrues, gjërë në gjoks zjarrmon.
Heshtje , heshtje deri në kufinjët e merzisë
Armë me vrastare nuk ka shpikur njerzimi
Goditje si me thikë foshnjës seë dashurisë
Gjoksin e ndez një zjarr që djeg e shkrinë
Zjarr që ngrohë në netët e acarta
Zjarr që nuk shuhët edhe pse….ti veç heshtje dinë.