g.v.
LOTI I NGRIRE
Me kambetur në sy
Që at ditë
Loti i ngrirë
Gjithënj duke pritë
Me e shkri…………TY.
Nuk ka diell qeë ta shkrijë
Këtë lot.
Në të ka vdek një dashuri
Edhe Ai kot e ka
Ngrirje lotesh në këtë botë
Ca të vogla e ca të mëdha….
Loti i ngrirë
Tani botën me trubullt e shoh
Mirë, mirë o loti i ngrirë
Ku është ai iell të të ngroh….?!
SIKUR…
Ah, sikur zogjtë ta dinin sa të dua
Do më tregonin të fshehtë e fluturimit
Do të vija në gjoksin tënd me pushua
Sikur të ndollte,do ishte shpikja e njerzimit.
Ah, sikur lulët ta dinin sa të dua
Lulishtarve do u jepnin pushim!
Lule, lule jeta na kishte shkua…
Por, ah ,sikur të mos e dinin njerzia
Se kaq shumë , o lule të dua
Kurr nuk do rrezikohej dashuria
Po , po sikur…zogjtë me fluturua..
RIVALET E DRITËS
Kjo natë është sterrosur
Prej ca fjalve xhelozie
Drita ish fshehur si e marrosur
As dielli e as hëna nuk bëjnë hije
Dashuria si një kufomë e pa varrosur
Në mes të katër rrugëve numëron yjët
Dhe nën muzikën e lehjes së qënëve
Kuvëndon me Dritën, dhe erën që vjen nga pyjet…
Prej mijëra vjetësh Drita dhe ërrësira rivalizojnë njëra tjetrën
Po të mos kishte xhelozi dashuria , ashtu si Drita po të mos kishte errësirë se njihte veten,……
DHIMBJE PËR DY DASHURI
I kan humbur dashurit
Do ti pres deri sa ti gjëndën
Ndaj rri e pret natë e ditë
Ato të dyja i vrane zëmrën.
A Kanë lënë kështu n’vetmi
Mikja e tij e zëmrës i qe larguar
Ishe ti e vetmja që të thrriste dashuri
Sot kujton të shkuaren e pa harruar
E dyta dashuri që e la në vetmi
Ishin dhe mbeten fëmijet e tij
E harruan e lanë të zhytur në mendime
Plaku që ka dhimbje për Dy dashuri.
AJO U DASHNUA
U dashunua Ajo
Dhe ra…
E humbi ekilibrin
U gerdhisht në fytyre
Në zëmër
U gjakos kudo…
Buzët iu ëmbëlsuanë
Nga puthjet e tua
Shpirti qe gervisht
Ajo qe dashunua !
DRITA IME MOS MË DENO?
Ky është fati im
Ç’do luleje I them të dua
Kjo më ngjet si një provim
Cila tezë t’më bjerë, duhet me shtjellua.
Por kur më mungon Drita
Denimi me ërrësirë ….
Sa e gjatë qënka pritja
Mos më deno Drita ime
Lutje , apo ndjes ç’rëndësi ka
Drita , Drita syt e zëmrës duan me pa…!