
Ma shumë se një muaj ditë,
Me reklama pambarim,
Spektaklin Big Brother “VIP”…
Erdhi dita e shumëpritur,
Ku të gjithë ishim kuriozë,
Kush do futet në Big Brother
Nga të famshmit “VIP”, famozë,
Te gjithë sytë nga ekrani ,
Erdhi çasti, vajti ora,
Ma në fund u hap “sipari”,
Shndrit në skenë moderatorja.
Duke spikatur në veshje,
Me lukun e zbukuruar,
Pershendet me buzëqeshje:
Mirëmrama miq te nderua.
Si gjithmonë, e buzëqeshur,
Atmosfera flakë u kall,
Zarfin, me “VIP”-at nen sqetull,
Për t’i zbuluar me radhë …
Pas një pauze të zgjatë,
Arbana, ne “ankth”na la,
Pastaj ngelem me gojë “hape”
Kur “VIP”-at dolen në pah.
Me demek, të gjithë artista,
Kur i pamë në videoklip ,
Arbana: -kjo ishte lista,
Banorët, Big Brother “VIP”.
Një nga një, u futen brenda,
“VIP”-a, te zgjedhur me “gisht”,
Per këta, s’na vajti mendja,
U zhgenjyem totalisht …
Çudia, nuk zgjati shumë,
Filluan fjalët e veshit ,
Syhapur, apo në gjumë,
Te palarat dalin sheshit …
Degraduan me replikat,
“Yjet” e shtepisë se famshme,
Si mund te pritej nga “VIP”-at,
Situata te pa kandshme !!!
Ca të “krisur”, ca të shtirur,
Ca të thjeshtë per t’u perdorur,
Per thashetheme te prirur,
Të “famshmit” e shumë perfolur …
Eh, disa, “hanin bukë veç”,
Me kulturë e maturi ,
Te tjerët, per fat të keq,
Bajnë zhurmuesin në shtepi.
Vesh më vesh, te pa sinqertë,
Thashethemet në vëzhgim,
Big Brother me pa të drejtë,

Si bariu per kullotat,
Me cigare dogji shpatin,
Pylli perfshihet nga flakët,
Shkon i njomi per te thatin …
Pastaj në rrjetet sociale ,
Kudo shperthyen kritikat,
Ne gazeta e portale,
Duke thënë: keta jane “VIP”-at?!
Këta janë “VIP”-at e artit?
Këta shquhen per “figura”?
“Përkëdhelës” të ekranit ,
Eh, ku ka vajtur kultura.