Në pllam’ të dorës t’kisha majtë.
Me mollza t’gishtave
butshëm tuj t’rrotullu mbi kopertinë.
Sa kisha dashtë,
Mes rreshtave prajshem me hy n’ty.
Virgjninë e shpirtit me ta zhveshë
n’secilën germë n’secilën fjalë.
Mas çdo presje me pushu.
Pikçuditëset me t’i çu në tjeter botë,
derisa t’rënkojnë mes zanit t’shterrun
me Ç të fortë,
dhe fryma të më ndalet në at’ pikë.
Ne vend të nënshkrimit,
Nji puthje në ballin tand t’artë.
A.L-Gj.