BESNIK DULI: OBJEKTIVI YNE ËSHTË QENDRIMI NË KATEGORINE E PARE

0
803

Veleçiku ka marrë tre pikë me mjaft vlera ndaj Korabit. Koplikasit fituan me rezultatin 2-1 ndaj dibranëve dhe tanimë kanë shkuar në kuotën e 9 pikëve, duke u renditur në vendin e pestë në tabelën e klasifikimit. Korabi ndërkohë pozicionohet në vendin e parafundit me vetëm 5 pikë. Heroi i këtij takimi ka qenë Donar Toma, i cili ka realizuar të dy golat për Veleçikun. Sulmuesi i dha avantazhin skuadrës së tij në minutën e 21-të, ndërkohë që rreth 10 minuta më pas Korabi barazoi shifrat. Një penallti e fituar prej tyre u kthye në gol nga Erand Hoxha. Gjithsesi shifrat nuk mbeten të barabarta për shumë kohë, pasi Toma pesë minuta më pas gjeti sërish rrugën e rrjetës. 2-1 u mbyll pjesa e parë. Në të dytën gjërat u vështirësuan për Korabin, pasi Hoxha u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 73-të. Rezultati deri në fund mbeti i pandryshuar dhe Veleçiku mori pikët e plota. Me këtë fitore futbollistet e Velecikut, jo vetem që i dhanë kënaqesin e mirëpritur tifozërisë së tyre, por edhe krijuan tashme besimin në vete se “kostumi” i cili kanë veshur është plotsish i merituar per ta. Këtë takim e kanë ndjekur nga afer si gjithënje tifozeria Koplikase, duke e mbeshtetur skuadren gjatë tërë 90 minutave. Në fund të takimit tekniku i Velecikut Besnik Duli është ndalur dhe ka ndare gëzimin e fitores me Tv Kopliku dhe Revisten Fjala: Lojtaret i kryen mirë detyrat e tyre, edhe pse kjo që një ndeshje e veshtire perballë një ekipi më emer në kategorinë e parë, madje ka shtuar tekniku Duli, se kjo fitore është tregues i qarte i mundësisë per te konkretuizuar objektivin tone per të qëndruar në kategorinë e parë. Mbas kësaj interviste , tashmë ne e kemi mendjen tek ndeshja e rradhes që është mjaftë e veshtire takimi me Erzenin e Shijakut, kështu e ka perfunduar intervisten e tij trajnieri i Velecikut Besnik Duli.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.