Në mjediset e biblotekes së universitetit “Luigj Gurakuqi” Shkoder, ka zhvilluar punimet konferenca e VI zgjedhore e shoqates atdhetare Dukagjini. Luigj Shyti me detyren e sekretarit të shoqates e ka hapur ketë konferencë, duke konfirmuar fillimisht korumin e kerkuar të numrit të delegatve e me pas per ti dhënë fjalen per të mbajtur raportin kryetarit te Shoqates Atdhetare Dukagjini z,Ndue Sanaj. Ky i fundit ne fjalen e tij ka bërë një prezantim të detajuar të të gjithë punes së kryer deri me tani nga kryesia dhe vete kryetari i shoqates. Natyrisht që jane evidentuar disa nga arritjet e kryera në dobi te evidentimit të figurave historike, kulturore e intelektuale nga me perfaqesueset e treves së Dukagjinit. Kështu vendosja në Shkoder e dy shtatoreve te Lek Dukagjinit dhe Martin Camaj jane vertete tregues i një pune të admirushme të kësaj shoqate. Me tej punimet e kësaj konference i kane pershendetur mjafte nga perfaqesuesit e shoqatgave homologe nga Kosova Shoqata Malesi e Madhe Martin Dreshaj, nga Shoqata atdhetare M.Madhe me seli ne Shkoder ajo e Mirdietes e tjere. Pas pershendetjeve dhe pyetjeve e diskutimeve nga antaret e shoqates, është kaluar në piken më të rëndësishme, atë zgjedhjeve. Me të gjitha votat pro është rizgjedhur edhe per një mandate 5 vgjeçar Kryetari aktual Ndue Sanaj, një nga figurat me emblematike të trevës së Dukagjinit persa i takon punës perkushtuese me shoqaten prej shumë vitesh. Po keshtu është zgjedhur edhe këshilli drejtues, nga ku me tej do te zgjidhet edhe kryesia e Shoqates Dukagjini. Në punimet e kësaj konference u mor vendimi që fokusi i shoqates të marrin një tjeter dimension, duke u ndalur me së shumti ne procesin e integrimit të jetes se këtij komuniteti mjaftë dinjitoz në Shkoder e në të gjithë Shqiperinë.