Bashkia M.Madhe , dëgjesë publike për publikun, por me vetën e saj

0

Degjesat publike me komunitetin  konsiderohen te  dobishme, per shumë arsye , por mbi të gjitha për faktin se  zeri dhe mendimi qytetar      vlersohen  si nje nga   aksionet    e planifikimit  të   buxhetit , pikrisht  aty ku  konsiderohet  me  efikase. Por  siç vihet re , në Bashkinë M.Madhe këto degjesa  nga Bashkia   në vënd që të  organizohen me qytetaret, po organizohen me  administraten e  saj .Bashkëqeverisim së bashku!Drejtoria e Buxhetit dhe e Finances dhe Drejtoria e të Ardhurave kanë organizuar dëgjesën publike për planifikimin e buxhetit si dhe për paketën fiskale 2022.Mendimet dhe sugjerimet e dhëna nga qytetaret e pranishëm do të trajtohen nga specialistet përkatës.Është ky njoftimi zyrtar i  Bashkisë M.Madhe   persa i takon   degjeses së parë   “publike” me publikun.Në fakt kur thua  bashkëqeverisim, nuk ke pse thua së  bashku, për  më tepër kjo edhe për faktin, se nuk  zë shumë vënd   kjo fjalë,kur aty në at takim  më së shumti vihen re  ata që qeverisin , pra mungojnë të  qeverisurit.Kësisoj pa frike  dhe  me shkronja të medha  do mund të themi  se  tashme Bashkia M.Madhe , duke iu larguar gjithënjë e me shumë transporences me publikun    në te gjitha drejtimet edhe degjesat publike  për planifikimin e buxhetit fiscal  për vitin 2022  i ka kryer me veten e saj.Kjo tregon jo vetem mungese serioziteti  në mardhenije  me    qytetaret , por  një realitet i tille  si pasoje edhe   i mungeses së opozitës ,    duket se i ka lënë dorë të lirë      pushtetit vëndor  një partiak  të     diskutojne dhe të  vëndosin  vete. Në këtë kontëskt   vlersojme se do ishte e dobishme , që degjesa të tilla të organizoheshin në  çdo njesi administrative  të Bashkisë , dhe jo   në këtë  format kun ë  qytetin e Koplikut veçmas administratës, vijnë për të  diskuar edhe  administra e  njesive   administrative, Pra një formalitet  i till nuk ka ku shkon me tej se kaq !

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.