Sonte në kombëtare serish mungon talënti Broja, por do jetë Koplikasi tjetër Çokaj

0

Për këtë sfidë, trajneri Reja ka ftuar 3 futbollistë të rinj përfshirë Taulant Seferin, Ernest Muçin dhe Enis Çokajn. Një mungesë mjaft e rëndësishme do të jetë ajo e Armando Brojës i cili nuk ka udhëtuar drejt Shqipërisë për shkaqe dëmtimi. Sulmuesi shqiptar bëri çmos të ishte në fushë në sfidën ndaj Anglisë, por Reja vendosi ta linte në tribunë për respekt të lojtarëve të tjetër që ishin grumbulluar më herët.Por sulmuesi 20-vjeçar ka postuar një mesazh inkurajues për shokët e Kombëtares disa orë para startit të ndeshjes, duke i uruar sukses për sfidën ndaj Andorras, por nuk ka munguar as urimi për tifozët kuqezi.‘’I uroj çunave suksese sonte! Një urim të veçantë e kam për të gjithë tifozët kuqezi për mbështetjen e madhe që na jepni gjithmonë, të luftojmë për flamurin tonë. Ne jemi kuqezi, ne jemi Shqipëria! Forca!’’, shkruan Broja në rrjetet sociale.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.