Bajraktari i Hotit Deli Meta:“Asha Zotin , zotni kisha e jonë, ka petë (mbetë) keq pa Frat !

0
Përg: Ndue Bacaj
Bashkëjetesa e mrekullueshme ndërfetare në Malesinë e Madhe (e më gjërë) që e ka falë Zoti , e ndarë ropi me kufijë politik , ka qënë themeli i qëndresës së Malësorve të Malësisë Madhe ndër shekuj , qendresë heroike e historike që i ka “pagëzuar” këto troje nga më shqiptaret dhe Europianet e Shqiperisë Etnike… Pikrisht për këtë bashkëjetesë, shkruan në revistën “Hyli i Dritës” mbi 90 vite më parë, patrioti i madh pendartë i kombit shqiptar, At’Gjegj Fishta. Nga ky shkrim që thotë shumë për dje, sot e nesër, mendoj të citoj:Rrugëtime historike në Kishën e Brigjes së Hotit | Gazeta Malesia
Ndodhi në Hot që vjetin 1904 kisha e atij bajraku (Kisha e Brigjes N.B.) mbeti pa meshtar per shumë do ditë . Kur qe nji ditë ndër ditë , bajraktari i Hotit Deli Meta , (nipi bajraktarit famemadh Cun Mula N.B.) me nji tjeter krye t’atij vendi po ulet në Shkodër fill e te i Pari i Fretnëve , e muhamedan tue ken i thotë : “Asha Zotin , zotni kisha e jonë, ka petë (mbetë) keq pa Frat ! As ska kush flet uratë në kishë , as kush na bekon shpijat per s’gjalli , as vorret për s’dekuni. Rixha kemi me zotnin me na çue fratin sa ma parë të kisha se kemi petë keq!”. Kaq me interesë pra aj bajraktar muhamedan e kishte marrë çeshtjen e të derguemit të meshtarit katolik n’atë kishë ! Pse këto punë mund të ndodhin vetëm në Malsi ? Pse atje ka burrni , fisnikri , bujari ; ka karakter kombetar të paprishun , ka moral të shendosht . Qe pra çilci (çelsi) i zhvillimit tone kombetar …”.Activity "A personality like Father Gjergj Fishta" in "October of the Book" - Kultura
(At’Gjergj Fishta ,”Hylli i Dritës”,prill 1930 , nr.4 , ff.185-195).

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.