Jam shumë i kënaqur që Estrada e Teatrit “Migjeni” po ripërtërihet me talente të reja që Shkodrës nuk i kanë munguar e nuk do t’i mungojnë si djep i kulturës dhe i artit.
Shfaqja “Big Brother VIP Shkodra”, konfirmoi edhe njëherë vijimësinë e sigurtë të zhanrit të humorit në teatrin tonë.
Gërshetim shumë i mirë i emrave të njohur, Mjeshtrave të Mëdhenj Besnik Çinari, Drande Xhaj, Rita Gjeka me të rinj të talentuar dhe me energji që rrëmbejnë duatrokitjet e artëdashësve shkodranë që mbushën sallën e Teatrit “Migjeni”.
Mbështetja e Bashkisë Shkodër dhe e imja si drejtues i saj, do të jetë e vazhdueshme për të qenë si gjithmonë, në elitën e artit dhe kulturës shqiptare.