Aleksa Beçiq, me 45 vota pro, zgjedhet kryetar i Kuvendit të Malit të Zi

0
270

Deputetët e Kuvendit të Malit të Zi, kanë votuar për pozitën e kryetarit të ri të Kuvendit të MZ, ku është zgjedhur deputeti nga radhët e Koalicionit “Paqja ëahtë kombi ynë”, (Demokratët), Alleksa Beçiq.Beçiq, u mbështet nga 45 deputetë të koalicionit “Për ardhmërinë e Malit të Zi”, “Paqja është kombi ynë” dhe “E zeza mbi të bardhë”, Partisë Boshnjake si dhe nga deputeti i Listës Shqiptare, Nik Gjeloshaj, ndersa mbështetje nuk mori nga deputetët e PDS-së, PSD-së, SD-së dhe deputeti i Koalicionit Shqiptar “Bashkë nji za”, Fatmir Gjeka.Beçiq, falënderoi deputetët për konstitutimin e përbërjes së re të Kuvendit dhe për besimin që ia dhanë, e sidomos falenderoi për përkrahjen e dhënë deputetët e Partisë Boshnjake dhe deputetin e Listës Shqiptare.Ndërsa, mandatar për Kryeminister të Qeverisë së MZ, u propozua që të jetë Zdravko Krivokapiq, i cili ishte bartës i listës së koalicionit “Për ardhmërinë e Malit të Zi”.

V.O  ky infarmacion është  marrë nga  “Malesia org”

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.