Preg: Bashkim Tufa
Nga një juri prej 80 trajnerësh dhe 55 gazetarësh, të nominuar midis futbollistëve, janë: Kevin De Brujn (Mançester Siti), Robert Levandovski (Bayern Mynih) dhe Manuel Nojer (Bayern Mynih).
Lojtarë të tjerë të nominuar për çmimin ishin edhe: Lionel Mesi (Barcelona, 53 vota), Nejmar (Psg, 53), Tomas Myler (Bayern, 41), Kilian Mbape (Psg, 39), Tiago Alkantara (Bayern, 27), Xhoshua Kimish ( Bayern, 26), Kristiano Ronaldo (Juventus, 25).
Po kjo juri ka përcaktuar edhe listën e 3 trajnerëve më të suksesshëm të sezonit, midis të cilëve do të përzgjidhet më i miri. Ata janë: Hans-Dieter Flik (Bayern Mynih), Jurgen Klop (Liverpul), Julian Nagelsman (Laipsig).
Duke pasur parasysh rrethanat e krijuara nga koronavirusi, ceremonia e dhënies së çmimeve do të jetë me dyer të mbyllura, ku do të marrin pjesë vetëm finalistët. Ajo do të zhvillohet ditë të shortit për fazën e grupeve të Champions League, pra të enjten e ardhshme, më 1 tetor.
Në këtë ceremoni do të jepen edhe vlerësime për lojtarët më të mirë në role të ndryshëm, si dhe në futbollin për femra.