Hot i Ri 1950, festa tradicionale e Shën Gjonit që festohet çdo vit si në Hot të vjetër edhe në Hot të Ri. Në qendër të fotografisë me fizarmonike ndodhet i famshmi Tish Daija, pranë tij në të majtë i ati Cin Daija, pas tyre Fran Zef Ujka (Çekaj – Gojç) që unë e thërrisja Axha Fran, djathtas lart në këmbë Gjon Martini (Dedvukaj), poshtë tij i vëllai Kol Martini (Dedvukaj), në të majtë lart në këmbë Tringa (Gjyrashaj) gruaja Gjon Martinit. Sipër djathtas pranë Gjon Martinit duket sikur është Ndoc Trieshi, rrobaqepës nga Shkodra. Më duket se personi në profil, majtas në mes të tre grave është Ndoc Vuji me të shoqen, vëllai i Mark Vujit. Në bazë të kujtesës nga fëminia ime, kaq arrita të identifikoj. Mirëpritet çdo ndihmë për identifikimin e personave të tjerë në këtë fotografi. Falënderojmë biznesmenin Nikolin Dedvukaj që e ka ruajtur këtë fotografi në familje.
Dikush nga Hoti i Ri mund të na ndihmojë të bëjmë indentifikimin e të tjerëve. E kemi për detyrë ti kujtojmë. Dhe kushdo nga Hoti i Ri që ka fotografi të vjetra i lutemi të na i dërgojë se do të mund të përdoren për ndonjë botim.
Kolec Palok Traboini
nëntor 2019