Ksamil një Shkodran plagos pa dashje një 33 vjeçar

0

Policia e Sarandës ka zbardhur plagosjen me armë zjarri të 33-vjeçarit, të ndodhur mbrëmjen e sotme brenda dhomës së një hoteli në Ksamil.Policia ka identifikuar dhe arrestuar autorin e plagosjes, 28-vjeçarin E.V, banues në Shkodër. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur nga pakujdesia.

Njoftimi i plotë:

Si rezultat i reagimt të shpejtë dhe veprimeve profesionale të kryera nga Grupi Hetimor u bë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Edison Vyzaj, 28 vjeç banues në Shkodër.Nga veprimet e para hetimore rezultoi se rreth orës 20:45, në një dhomë hoteli në Ksamil, nga pakujdesia shtetasi E. V. ka plagosur 33 vjeçarin, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.shërbimet e Policisë kanë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë.Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.