Sot ka ndrrue jete ZEQIR LUSHAJ,

0
410
Sot ka ndrrue jete ZEQIR LUSHAJ,
nje nga personalitetet ma te shquara e te mira te Tropojes, nje nga emrat ma te njohur te gazetarise shqiptare, nje nga poetet e Kombit, autor i 12 librave e qindra shkrimeve, njeri i vleresuar e nderuar nga mijera shqiptare per vlerat e virtytet e tij te larta.
Zeqir Lushaj ndrroi jete ne Spitalin Amerikan Nr. 2, nga Covid -19, ne kujdesin e larte te mjekeve e te Familjes se tij te Madhe.

I paharruar emri e kujtimi per Zeqir Lushaj, qe iku kaq heret e na la te merzitur kaq shume!Ishte   një gazetar   profesionist, mik i mirë deri në  mirësi.!Jasi shkruan miku i ti:

Zeqir Lushaj, miku im i shtrenjtë prej disa ditësh po kalon një gjëndje të vështirë shëndetësore. Para pak kohe ai ndodhej në Tropojë, kaluam dhe ndamë së bashku çaste të paharruara, me shumë shokë dhe miq të përbashkët, ashtu siç ka ndodhur prej shumë vitesh, duke biseduar për artin, letërsinë dhe traditat tona. Një mik i çmuar, gazetar dhe krijues skrupuloz, patriot dhe i dashuruar përjetësisht me vendlindjen, njeriu që jetën e tij tashmë e ka lidhur me detin dhe malin, duke e shndrruar shtëpinë e tij në Shëngjin në një vend ku bashkohen vazhdimisht krijues, artistë dhe atdhetarë nga mbarë viset shqiptare. Para një viti humbi Sabrien, bashkëshorten dhe miken e tij të madhe të jetës, por denjësisht përballoi dhimbjen dhe e mbajti hapur dhe mikpritëse shtëpinë e tij mbi kodër dhe zemrën e madhe prej fisniku. Lutem çdo çast, duke shpresuar shërimin e tij të shpejtë dhe kthimin mes nesh, ta kemi aty pranë, me kokën lart duke rrëfyer shumçka nga jeta e tij krenare! Të lutemi bashkërisht për jetën e tij miq

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.